E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia pro hyrjes së Shqipërisë në BE. Fini: Zgjedhjet, legjitime

ROME- Italia mbështet dhe do të përkrahë fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke vleresuar arritjet e deritanmishme ne rrugen e integrimit. Rikonfimimin për këtë e ka marrë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj dy ditore në Itali më krerë të lartë të shtetit.

Presidenti Italian Napolitano që pritet të vizitojë Shqipërinë, ka vlerësuar progresin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë, duke theksuar mbështetjen e plotë ne procesin e liberalizimit te vizave.

Kreu i parlamentit Italian Gianfranco Fini, duke folur për bojktin e opozitës shqiptare është shprehur se vlerësimi i Italisë dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar është se zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan në legjitimitet maksimal dhe rezultati i zgjedhjeve nuk duhet dhe nuk mund të kontestohet. “Jeta demokratike shqiptare duhet të hyjë në normalitet të plotë sigurisht brenda Parlamentit “,ka qene deklarata e homologut te zonjes Topalli. Duke vlerësuar edhe dinamikën demokratike dhe hapat që Shqipëria po hedh drejt Europës, Gianfanco Fini ka ritheksuar se Shqipëria europiane është mbi të gjitha një interes i vetë Bashkimit Europian.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne konferencën e përbashkët për shtyp falenderoi Parlamentin italian për ratifikimin që i ka bërë MSA-se ndërsa vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dy parlamenteve si shumë të mira.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›