E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kufijtë" Topi: Besim në institucione, une vendos me dekret

TIRANE- TIRANE- Presidenti Topi thekson angazhimin e tij të plotë për transparencën e marrëveshjes detare me Greqinë ndërsa shpreh besimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë cëshjte, duke deklaruar se gjithcka do të jetë në mbrojtje të interesave kombëtare të vendit.

I pyetur për këtë cështje nga tvNews24 gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij turk, Topi deklaroi se nuk mund të ndërhyjë gjatë shqyrtimit të procesit nga Kushtetuesja dhe se Presidenti vendos vetëm me dekret pasi gjithcka të kalojë nga Kuvendi.

“Kam shprehur të gjithë angazhimin tim institucional për transaprencë lidhur me këtë process. Së dyti kam thënë që duhet të respektojmë instutucionet e Shqipërisë.Nuk jam shprehur gjatë procesit sepse presidenti në monmentin që marrëveshja vjen nga parlamenti shprehet me dekret. Duhet të pres vendimin e gjykatës dhe do të shprehem në momentin që kam aksesin për tu shprehur. Nuk mund të interferoj në këtë proces që do të vazhdojë të realizohet me korrektesë në mbrojtjen e interesave kombëtare” theksoi Presidenti Topi.

Gjatë konferencës për shtyp me presidentin turk, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë 2 ditore presidenti shqiptar foli edhe për situatën politike të vendit duke theksuar nevojën e rritjes së shkallës së dialogut mes forcave politike.

“Në respekt të pozicionit të presidentit, që është kushtetues dhe institucional, bej apelin e nevojshëm dhe të domosdoshëm në limitin e mos interferencës tek partitë. Unë i inkurajoj ato për dialog, por nuk mund të interferoj. Nuk do të mungojnë apelet e mia për të inkurajuar klimën e dialogut, e cila është esenciale për jetën e një vendi” theksoi presidenti.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›