PS Integrimi jo propagande gadafiste

Integrimi europian i Shqipërisë lidhet ngushtësisht me performancën e institucioneve, në veçanti parlamentit ku që prej të hënës është rikthyer opozita.
Por cili do të jetë roli i opozitës në proçeset integruese përfshi kontributin e saj të munguar siç u shpreh ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu? Këto dhe dhe të tjerave pyetje marrin përgjigje nga deputeti Ditmir Bushati.
“Ne jemi në Parlament pasi jemi shumë të interesuar për integrimin europian të Shqipërisë. Kemi qenë, jemi dhe do të japim kontributin tonë për këtë proçes që shkon përtej ndasive politike. E kemi bërë që në dhjetorin e 2010-s, një muaj pas publikimit të opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë, me një rezolutë e cila u hodh poshtë në mënyrë kokëfortë nga mazhoranca parlamentare. ReformatOSBE: Shqipëria në udhëkryq Kukan: Të rinisë dialogu Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave Dhe ja ku jemi sot një vit më pas. Në gjykimin tonë asnjë nga këto kritere të caktuara nga BE nuk janë përmbushur. Nuk do të keni luksin të gjeni opozitën shqiptare që mund të fërkojë duart nga dështimi i Shqipërisë në proçesin e integrimit europian”, është shprehur Bushati.
Integrimin europian, zoti Bushati, e konsideron jo thjesht të bërit propagandë, por kërkon përputhje vullnetesh.
“Opozita shqiptare është duke punuar intensivisht dhe është duke nxitur çdo segment të qeverisë për të përmbushur detyrimet që burojnë nga proçesi integrimit europian. Por ne gjithashtu po punojmë që integrimi europian mos të kthehet në propagandë gedafiste siç rezulton propaganda me pensionet ku u thuhet pensionistëve se ju bëjmë mrekullira ku çdo vit u rrisim pensionet, çmimet rriten, po ashtu tani rritet edhe mosha e daljes në pension. Ne nuk duam që propaganda e integrimit europian të përfundojë në këtë mënyrë, por duam një set të plotë reformash për shtet ndërtimi. Ne do të jemi në parlament dhe do të vazhdojmë betejën tonë për të imponuar vizionin tonë për ndërtimin e Shqipërisë europiane”, tha Bushati.
“Si dështime spektakolare të qeverisë Berisha”, ky është vlerësimi i deputetit Bushati për realizimin e 12 prioriteve të vendosura nga Brukseli.
“Opozita shqiptare nuk ka detyrime për mospërmbushjen e detyrimeve europiane në këtë proçes. E gjithë retorika ndaj opozitës me fjalë magjike apo me një zemëratë të amullt që drejtohet nga qeveria kundrejt opozitës, nuk tregon gjë tjetër përveç dështimit spektakolar të kësaj qeveri për të përmbushur kriteret specifike që ka vendosur brukseli”, theksoi Bushati.
Votimi ligjeve që kërkojnë 3/5 në parlament, pjesë e plotësimit të kriterit të dytë në listën prioriteteve të Brukselit mbetet për t’u parë nëse do të marrin votën e socialistëve.
“PS e ka bërë të qartë që nuk mund të votojmë arrna ligjesh që tentohen t’i shiten Brukselit dhe partnerëve ndërkombëtarë si ligje në kuadër të integrimit. Por do të kontribuojmë për ligjbërje sa më të mirë, sidomos të këtyre ligjeve që ju përmendët që kërkojnë 3/5. Sepse më të rëndësishme se bërja e ligjeve për ne, është se si do të zbatohen këto ligje”, tha Bushati.
Pavarësisht prononcimeve për integrimin nga të dyja palët do të jetë progres raporti i Komisionit Europian më 12 tetor që do të na tregojë një fotografim real se ku ka çaluar apo evoluar ky proçes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Luan Hoxha: Widhers gënjen
Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha përmes një letre drejtuar sot disa mediave, deklaron se nuk e ka përmendur emrin e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ashtu siç shkruhet në një prej kabllogrameve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, të firmosura nga ish-ambasadori Xhon Widhers. “Marrëveshja me ujrat të zbatohet”
Marrëveshja e ujërave ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zbatohet. Ky ishte mesazhi që ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis dërgoi nga Prishtina, ku ndodhej pasditen e së enjtes për një vizitë zyrtare. Rikthehet “Top Story”
Fillon sot sezoni i ri i emisionit politik kryesor në Top Channel, “Top Story” i gazetarit Sokol Balla. Pas një sezoni të suksesshëm vitin e ngarkuar politikisht, viti gjashtë i “Top Story” nis me temën e nxehtë të kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks. “Kontroll agjensive të sigurisë”
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni gjatë një interviste dhënë për Top Channel u shpreh se opozita ka në dorë një draft të ligjit që po harton mazhoranca, për shërbimin sekret ushtarak, të cilit i jepen kompetenca edhe më shumë se SHISH.
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
"Vdekja e zgjatur e Shqipërise demokratike" është titulli i një artikulli të "Euobserver", që nënkupton fare qartë cfarë vjen më pas.
Lajmet kryesore
“Marrëveshja me ujrat të zbatohet”
Lambonidhis: Me Fratinin në Tiranë për integrimin e vendit
Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
Punësimi, preferohen të rinjtë