E Diel, 1 Nëntor 2026

PS jashte kamerave debate Brace- Rama Fino- Klosi

Asambleja e Partise Socialiste u perfshi nga debate te brendshme, te paraprira ne nje pjese te tyre edhe pergjate ketyre diteve. Ne pjesen e mbledhjes me dyer te mbyllura, nga burime brenda saj mesohet se deputeti erjon brace ka debatuar ashper ne drejtim te deputeve qe kane folur per perjashtime, debat qe i eshte adresuar kryetarit Edi Rama per te mos lejuar qe ne Partine Socialsite te flitet me gjuhen e perjashtimit.

Nje tjeter ze kritik ka qene Bashkim Fino, i cili sipas burimeve ka kerkuar qe proces zgjedhor ne PS te perfshije edhe kryetaret e rretheve, duke u shprehur se ne nje pjese te mire te tyre nuk kane qene funksional per zgjedhjet. Por kjo eshte kundeshtuar nga Blendi Klosi e Fatmir xhafaj per te cilet kjo nuk eshte e drejte per shkak te zgjedhjes se tyre vetem nje vit me pare.

Ashtu si pritej Arben Malaj ka prezantuar ne asamble platmormen e reformit te PS, hapjen e saj. Pavaresisht zerit te tyre kunder apo kritik ndaj lidershpit socialist, ky i fundit i ka perfshire keta deputete, si Braçe, Malaj, Bello, Blushi ne grupin qe do te hartoje programin e Partise Socialiste.

Asambleja sipas sekretarit organizativ Blendi Klosi  i ka degjuar keto zera ndryshe, por nuk ka pasur vendim konkret per disa prej propozimeve te tyre.

“PS në këtë mbledhje asambleje diskutoi për qëndrimet e saj politike dhe ngritit një grup pune i cili do të paraqesë në kongresin e ardhshëm në 5 nëntor, platformën politike të PS dhe të programit të saj politik i cili do të mbajë vulën e kësaj partie ashtu si padyshim në jetën e kësaj partie ka qëndrime, platforma, propozime që mbajnë autorësinë personale të gjithsecilit anëtar në asamble. PS për këtë është e shquar”- tha Klosi.

Klosi shtoi se edhe per marredheniet e opozites me mazhorancen ne parlament, vendimi politik i partise Socialiste do te merret pas vendimit te kolegjit. Pikerisht me procesin zgjedhor te Tiranes PS parapriu edhe mbledhjen e asamblese, ku deptuteti Damian Gjiknuri prezantoi ate qe PS e ka quajtur dosja e manipulit te zgjedhjeve, ku sipas saj nuk rakordojne shifrat mes votuesve dhe votave, per te cilen PS tashme kerkon riperseritje te zgjedhjeve.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›