E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji i amballazhuar disa subjekte pa kushte higjenike

Ndërsa autoritetet e shëndetësisë herë pas here raportojnë se uji që vjen në banesat tona nuk është në parametrat e duhur atëherë konsumatorëve shqiptarë ju mbetet të konsumojnë ujë të ambalazhuar, si më i sigurtë për shëndetin e tyre. Por edhe për ujin që tregëtohet  konsumatorët duhet të kenë kujdes pasi  jo gjithmonë subjektet plotësojnë kushtet higjeno- sanitare, në të cilat ai duhet të qëndrojë deri sa tju shitet konsumatorëve.
 
“Uji që tregtohet, që është i amballazhuar, nga subjektet e licencuara është conform kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore. Cilësia e ujit është proces tjetër që varet nga konsumatori. problemi është që në disa raste tregëtimi I vetë ujit bëhet jashtë kushteve”- thotë drejtori i Vlerësimit dhe Komunikimit të Rriskut, Rezart Kthupi.

Sipas autoriteteve që merren me sigurine e ujit që tregëtohet për subjektet parashikohen edhe masa administrative, gjoba apo pezullim aktiviteti.

“Kur bëhet fjalë për kushte të amballazhimit të ujit masat janë të rrepta. masat varen gjithmonë nga rrezikshmëria që paraqet produkti. Në rastet kur kemi konstatuar mungesë të plotësimit të kushteve kemi marrë masën e administrative më të lartë që është bllokimi I biznesit për aq kohë sa nuk plotësohen të gjitha kushtet. Fatmirësisht, një pjesë e mirë e subjekteve që tregtojnë ujë të pijshëm janë relativisht moderne”- thotë Kthupi.

Pavarësisht deklarimeve të autoriteteve shëndetsore, për cilësinë jo të mirë të ujit që vjen në banesa, sasia e klorit nuk është rritur pasi nuk janë evidentuar raste epidemish në vatra të izoluara nga uji.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›