Diplomat e reja Politekniku fillon shperndarjen
Universitetet janë në fazat e fundit të përgatitjes së diplomave të reja. Madje disa prej tyre e kanë përfunduar këtë proces. Universiteti Politeknik i Tiranës ka gati për studentët që do të diplomohen pas disa javësh, diplomat bachelor dhe ato të masterave profesionalë dhe shkencorë. Ky është formati që vjen për herë të parë këtë vit, duke patur në përmbajtje elementët e sigurisë, ngjyrën e vecantë që bëjnë dallimin nga njëra –tjetra.
“Diplomat do jepen me emërtimet ‘diplomë’, ‘master i shkencës’ ose diplomë master professional e cila do të përmbajë në vetëvete edhe elementë të sigurisë. është letër e veçantë, është ngjyrë e veçantë për secilën diplomë, qoftë diplomë master I shkencës qoftë diplomë master professional” thotë rektori i UP, Jorgaq Kacani.
Emërtimi i diplomave shpesh është bërë objekt debatesh mes studentëve dhe stafeve pedagogjike duke u shoqëruar edhe me protesta nga ana e të rinjve të sapo diplomuar të cilën nuk kanë qënë dakort me përmbajtjen e tyre. Por ndryshimet që ju bënë së fundmi ligjit të arsimit të lartë duke hequr përgjithmonë diplomat e nivelit të dytë e duke i zëvendësuar ato me mastera profesionalë e shkencorë, duket se deri tani ka kënaqur të dyja palët.
Edlira Sulejmani