Pushimet jashte me shtrenjte. Ne vend cmimet nuk u rriten
Shqiptarëve do tu duhet të shpenzojnë më shumë për pushimet e tyre, nëse vendosin të udhëtojnë jashtë vendit. Drejtues të kompanive turistike shpjegojnë për Albanian Screen se qëndrimi në Turqi, Greqi apo Itali mund të kushtojë deri në 15 për qind më shtrenjtë se verën e shkuar.
“Për 7 ditë në Greqi, pa futur transportin shkon në 490 euro, ndërsa në Spanjë, duke përfshirë mëngjesin, drekën e darkën dhe charter-in shkon rreth 690 euro. turqia mbetet përsëri destinacioni kryesor për shqiptarët. Paketat në Turqi ne Antalia apo në plazhet rreth saj janë kryesisht 10 ditore dhe shkon rreth 1800-2000 euro çifti, në hotele mjaft të mira e komode. Turqia ka pësuar një rritje rreth 10%-15%”- thotë Sadik Malaj, kryetar i Unionit te Operatorëve Turistike Shqiptare.
Ngërçet politike dhe tejzgjatja e procesit zgjedhor kanë ndikuar si për turistët jashtë Shqipërisë ashtu dhe për ata që vijnë. Në agjencitë turistike konfirmojnë faktin që mund të kishte pasur më shumë vizitorë. Fatmirësisht në Shqipëri nuk ka pasur rritje çmimesh.
“Nuk ka ndonjë diferencë në lidhje me çmimet e vjetshme, as me ndonjë të re në produkt. shërbimet janë pak a shumë të njëjtat gjëra. nuk ka as ndonjë investim të dukshëm, të fortë nga ana e shtetit në krahasim me vjet. pavarësisht se politika e ka mbytur turizmit, urojmë të kemi mundësi që të paktën këto një muaj e gjysmë apo dy të jenë në maksimumin e vet dhe të ketë të ardhura më shumë për operatorët për të investuar në hotelet e tyre” thotë eksperti i turizmit, Kliton Gërxhani.
Sipas Ministrisë së Turizmit, gjatë periudhës janar maj të këtij vitit kanë hyrë mbi 567 mijë vizitorë të huaj jo rezidentë në Shqipëri, kundrejt 404 mijë që ishin një vit më parë.
Florian Papadhimitri