E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Fule takon Metën: Ndryshoni situatën politike

BRUKSEL- Zv Kryeministri njëkohësisht Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka takuar në Bruksel Komisionerin për Zgjerim të BE, Stefan Fule. Meta ndoshet në Bruksel për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore që po zhvillohet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Komisioneri Fule ka përgëzuar Metën për punën e mirë që është bërë në drejtim të liberalizimit të vizave, ndërsa ka theksuar se problem për Shqipërinë mbetet situate politike.

“Keni progrs shumë të mirë për vizat, ato janë në drejtimin e duhur. Një punë e madhe është bërë me plotësimin e pyetësorit, por duhet të ndryshoni situatën politike” – ka deklaruar Fule.

Sipas Komisionerit Fule, për zgjidhjen e krizës politike duhen përrdorur edhe”transparenca edhe kushtetuta”. Në takimin me Metën, Fule nuk ka lënë pa përmendur edhe edhe rolin e Shqipërisë në rajon. Sipas tij, Shqipëria ka një rol konstriuktiv

Ndërsa Zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme ka bërë të ditur me herët se zoti Meta ka informuar në Bruksel se Shqipëria ka bërë progres në liberalizimin e vizave. Sa i përket krizës politike mësohet se Meta është shprehur se maxhoranca është gati të bashkëpunojë me opozitën për të filluar hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Zv Kryeministri shtoi se Shqipëria do të forconte bashkëpunimin rajonal.

Lidhur me çështjen e hapjes së kutive Meta ishte shprehur përsëri se rruga e vetme për ta zgjidhur këtë çështje është që Opozita ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, dhe të respektojë vullnetin e Gjykatës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›