E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Klosi: Do vijojmë bojkotin e Kuvendit

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka rideklaruar sërish sot se kjo parti do të ketë marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, vendim që sipas tij e ka konfirmuar edhe votimi gjatë së shtunës për rizgjedhjen e Edi Ramës në krye të partisë.
"Zgjedhjet e ditës së shtunë, nuk zgjodhën vetëm kryetarin e Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme, por në të njëjtën kohë, konfirmuan në mënyrë plebishitare qëndrimin e socialistëve dhe socialisteve në mbështetje të marrëdhënies së kushtëzuar me parlamentin për aq kohë sa nuk zbardhet e vërteta e 28 qershorit", u shpreh Klosi.
Deputeti Klosi theksoi edhe një herë se Partia Socialiste e Shqipërisë është mëse e vendosur në marrëdhënien e saj të kushtëzuar me parlamentin për aq kohë sa maxhoranca nuk siguron të drejtën tonë legjitime për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit. "Edhe pse kanë kaluar javë nga parashtrimi i kërkesave tona, kryeministri vazhdon të heshtë", vijoi ai. Sipas Klosit kërkesa e PS-së për zbardhjen e të vërtetës që mbahet mbyllur në kutitë e votimit, është e qartë për të gjithë shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›