Mbivendosjet, Kushtetuesja nis gjykimin
29/09/2009 Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje nga Dobjani për regjistrimin e pasurive të paluajtshme
Avokati i Popullit: Ndryshimet në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kodin Civil
Gjykata Kushtetuese do të hapë sot gjykimin me kërkesën ankimore të Avokatit të Popullit për të shfuqizuar si antikushtetuese disa paragrafë të ligjit nr. 7843 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar. Konkretisht është kërkuar shfuqizimi i paragrafit të dytë dhe të tretë të nenit 10 të këtij ligji. Për këtë ankesë institucioni i Avokatit të Popullit është vënë në lëvizje pas shqetësimit të depozituar pranë tij nga shoqëria “Dudaj Konstruksion”, sh.p.k., e cila është në konflikt me palë të treta për pronësinë e një sipërfaqeje toke prej 59 090 m2 në Gjirin e Lalëzit, Durrës, të blerë nga kjo shoqëri. “Udhëzimet e dala në zbatim të këtij ligji kanë filluar procedurat për çregjistrimin e titullit të pronësisë të shoqërisë, duke anashkaluar gjykatat dhe duke cenuar realisht investimin dhe pronësinë e shoqërisë. Nga ana e institucionit të Avokatit të Popullit kjo ankesë konsiderohet e drejtë dhe dispozitat përkatëse të ligjit dhe akteve të qeverisë konsiderohen antikushtetuese”, - thuhet në kërkesën në fjalë. Sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit, neni 10 parashikon fshirje të regjistrimeve të kryera për një pronësi pas të parit. “Në rastet kur për të njëjtën pasuri janë bërë më shumë se disa regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, i kërkon kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të bëra pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil, duke bërë shënimin në kolonën përkatëse. Deri në nxjerrjen e vendimit të kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palët e interesuara brenda 10 ditëve”, - thuhet në këtë nen. Kjo dispozitë, sipas Dobjanit, bie në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës dhe nenin 153 të Kodit Civil. “Mënyra e fshirjes së regjistrimeve nga ZRPP-ja në rrethe, sipas paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 10 të këtij ligji, bie ndesh hapur me garancitë kushtetuese për pronën”, - vijon kërkesa. Avokati i Popullit kërkon gjithashtu shfuqizimin edhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e procedurës së fshirjes së regjistrimeve të bëra në kundërshtim me ligjin dhe të atyre që krijojnë mbivendosje në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, si dhe të neneve 2 dhe 6 të udhëzimit nr.1, dt 31.01.2007 “Për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”. Pezullimi i tyre deri në dhënien e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një tjetër kërkesë, e cila pritet të marrë përgjigje që sot nga ky institucion.
Kushti i ligjvënësve
Transaksione në hipotekë? Paguani më parë taksat e bashkisë
Për çdo transaksion të pasurisë qytetarët duhet të posedojnë edhe dokumentin e lëshuar nga njësia bashkiake që vërteton se nuk kanë asnjë detyrim taksor ndaj bashkisë apo komunës. Në të kundërt, me ndryshimet që deputetët i kanë propozuar Kuvendit, zyra e regjistrimit të pasurive nuk do të bëjë asnjë veprim pa këtë vërtetim. “Jemi dakord edhe me propozimin e deputetëve lidhur me taksat e një pasurie që konsiderohen si barrë hipotekore, që do të thotë se asnjë transaksion i pasurisë nuk bëhet pa u marrë më parë vërtetimi për pagimin të taksave që janë në kompetencë të pushtetit vendor”, - tha Bode. Gjatë seancës së djeshme ky ndryshim mori votat e të 73 deputetëve të pranishëm, ashtu siç u pranuan të gjitha ndryshimet e tjera të buxhetit të vitit 2009. Një vend të veçantë zuri diskutimi mbi ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore dhe në atë për taksat vendore. “Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore është një obligim shumë i madh që i bëhet administratës tatimore për të shmangur qëndrimet jokoherente të saj, që për shkak të mosrealizimit të planit nuk bëjnë rimbursimet në kohën e duhur. Për këtë në ligj është futur edhe në procedurën tatimore pranimi i pranimit në heshtje”, - sqaroi ministri për këtë pikë.