Berisha: “Nuk e kam lexuar, por historia të rishkruhet me realizëm”
29/09/2009 Kryeministri Sali Berisha reagon ndaj tekstit të historisë dhe enciklopedisë maqedonase
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin e ditëve të fundit lidhur me tekstin e historisë që studiohet në vitin e fundit në gjimnaz. Në konferencën për shtyp të pasdites së djeshme kreu i qeverisë deklaroi se është e nevojshme që historia të rishqyrtohet e të rishkruhet me vërtetësi dhe objektivitet të plotë. Ai ka bërë me dije se kërkesa e tij është që historia të jetë sa më transparente dhe të paraqesë realitetin. Berisha theksoi se nuk e ka lexuar tekstin e historisë, por nga çka ndjekur nga mediet është paraqitur regjimi kleptokratik. Megjithatë, kryeministri pranoi se gjatë tetë vjetve të qeverisjes së vendit nga Partia Socialiste, nga viti 1997 deri më 2005, Shqipëria ka njohur arritje në reforma të rëndësishme integruese. “Nuk mund të mohohet se negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit u hapën në vitin 2002, kur qeveriste Partia Socialiste. Nuk është akt për tu mohuar. Po ashtu Karta e Adriatik-3”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Ai u shpreh i prerë se në histori nuk mund të ecet me bardh e zi. “Historia duhet shqyrtuar dhe rishikuar me objektivitet. Sikleti im i vetëm është se unë nuk punoj për të kaluarën, por punoj për të ardhmen. Nuk kam asgjë në raportin personal”, - deklaroi kryeministri Berisha. Ai bëri me dije se Ministria e Arsimit do ta shqyrtojë seriozisht këtë çështje. Megjithatë, ai theksoi se ky debat nuk duhet politizuar, pasi këto janë shenja të një niveli të prapambetur.
Enciklopedia maqedonase
Shefi i ekzekutivit shqiptar është treguar tejet i ashpër ndaj gjithçkaje që është shkruar në enciklopedinë e Republikës fqinje të Maqedonisë. Sipas tij, ajo që është shkruar në atë botim përbën një shpërthim racist ndaj shqiptarëve. “E gjithë doktrina raciste antishqiptare bazohet në dy shtylla: pasiguria që ndiejnë, jo për faj të shqiptarëve; dhe përpjekjet e kërkimit të identitetit. Ata që falsifikojnë historinë e tyre, dëshmojnë se janë në kërkim të identitetit, kurse shqiptarët jo, pasi ata kanë qenë këtu”, - deklaroi kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha bëri me dije se në takimin që kishte pasur në Nju-Jork me presidentin maqedonas kishte parashtruar shqetësimet ndaj botimit të Akademisë së Shkupit, që solli debatin e ashpër. Kreu i qeverisë tha se presidenti maqedonas e konsideroi këtë çështje një problem serioz dhe se menjëherë sapo të kthehej në vendin e tij do të ndërmerrte ndërhyrjet e tij. Por kryeministri Berisha nënvizoi faktin se marrëdhëniet mes qeverive të dy vendeve janë të një natyre krejt tjetër.
Takimi me Obamën
Shefi i ekzekutivit Sali Berisha në konferencën për shtyp ka rrëfyer takimin e tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe zonjën e tij Mishel Obama. “Në një takim të shkurtër dhe të përzemërt me Presidentin Obama ishte kënaqësi të merrja urimin dhe vlerësimin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe të dëgjoja prej tij se në Çikago kishte njohur e punuar me miq shqiptarë”, - tha Berisha. Ai bëri me dije se në atë takim me një kohë të kufizuar u përdor për të ftuar presidentin amerikan që të vizitojë vendin tonë. “Premtimet janë shumë shpresëdhënëse. U ndava me shpresën se Presidenti Obama dhe zonja e tij do të vizitojnë Shqipërinë gjatë një turi që ata mund të zhvillojnë në rajon”, - ka deklaruar kreu i qeverisë shqiptare gjatë konferencës për shtyp mbajtur pasditen e djeshme.
Energjia shqiptare
Kryeministri Berisha është mburrur dje për energjinë e pastër që prodhohet dhe konsumohet në vendin tonë. Ai ka rrëfyer se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori pjesë në një takim që u kushtohej çështjeve të klimës. Sipas tij, Shqipëria me pozicionin e saj modest kishte edhe ajo vendin e saj. “Ne jemi vendi ku në masën 94% furnizimi bëhet me energji krejtësisht të pastër, atë hidrike. Sikur bota të ishte jo në atë përqindje, por gjysmën, problemet klimaterike do të ishin thjesht rudimentare”, - tha Berisha. Ai tha se do të vazhdohet prodhimi i energjisë së pastër, por pa lënë mënjanë burime të tjera.
Problemet me opozitën
Kryeministri Berisha i ka bërë përsëri thirrje opozitës që të rikthehet në Parlament për të dhënë kontributin e saj në reformat e nevojshme në funksion të integrimit të vendit. “Liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit të vendit kandidat duhet të jenë në lartësinë e idealeve dhe opozita duhet të dëshmojë qartë se është në favor dhe jo për dëmtimin e procesit”, - deklaroi Berisha. Ai garantoi se zëri i opozitës do të dëgjohet në reformat kryesore. Duke u ndalur te zgjedhjet, që kontestohen nga opozita, Berisha tha se arbitri ndërkombëtar tha se ato plotësuan angazhimet dhe pritshmërinë e OSBE–ODHIR-it dhe përgjithësisht u vlerësuan pozitive.
Ministri i Shëndetësisë prezanton objektivat
Vasili: Lufta kundër duhanit, të ndryshojmë ligjin
Vështirësitë e hasura në zbatim të ligjit që synon ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike ka sjellë si domosdoshmëri ndryshimin e tij. Ministri i sapozgjedhur në krye të dikasterit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, përmendi intensifikimin e përpjekjeve për luftën kundër duhanit si një shqetësim kryesor për shëndetin publik, si një nga objektivat kryesorë të reformës në ministrinë që ai do të përfaqësojë në katër vjetët e ardhshëm. “Lufta kundër duhanit do të ketë një intensifikim të jashtëzakonshëm të përpjekjeve. Na duhet edhe ndihma e Kuvendit për të mundësuar ndryshimet ligjore në ato elemente që kanë bërë të pamundur zbatimin e ligjit në praktikë”, - theksoi Vasili gjatë prezantimit të objektivave të tij në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë. Gjatë debatit me deputetët e pranishëm në komision, ai përmendi edhe rolin që duhet të luajnë me efikasitet edhe organet e tjera që kanë detyrimin për realizimin e këtij qëllimi. “Nuk dua të kritikojë njësitë e qeverisjes vendore, por zbatimi në terren i ligjit është edhe i pushteti lokal dhe jo vetëm i Ministrisë së Shëndetësisë. Duhet provokuar i gjithë sistemi që të funksionojë me qëllim realizimin e ligjit”, - vijoi ai. Edhe deputetët e pranishëm ndanë të njëjtin mendim me të. “Bashkia duhet të ndërhyjë në këtë çështje patjetër. Pra, ose duhet ndërhyrë në ligj për ndryshim kompetencash, ose duhet një ridimensionim i tij, me qëllim rakordimin e veprimeve mes institucioneve përgjegjëse”, - tha deputeti i PD-së Flamur Noka. Ndërsa kryetari komisionit, deputeti i PD-së Tritan Shehu, përveç kësaj çështjeje ripërsëriti ftesën drejtuar deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në punimet e komisionit. “Opozita të mos mbetet pjesë e sloganeve, por të marrë pjesë në komision”, - tha ai.
Reformimi i ushtrisë
Imami: Shtabi do të shkrihet me Ministrinë
Duke filluar nga viti 2010, Forcat e Armatosura do të nisin procesin e strukturimit në kuadër të kërkesave të NATO-s. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë Konferencës së Dytë për Integrimin e Forcave të Armatosura në strukturat e NATO-s, nga Komanda e NATO-s për Transformim (ACT). Ai tha se është e nevojshme hartimi i një plani, ose të paktën e një pakete themelore orientuese të një plani, i cili do të çojë drejt integrimit të plotë të ushtrisë shqiptare në strukturat e NATO-s. Ministri Imami bëri me dije se vendi do të ketë vetëm ushtarë profesioniste dhe jo shërbim të detyrueshëm. Ai theksoi se do të eliminohen shtabet dhe njësitë e tepërta. “Objektivi është rritja e frytshmërisë së komandimit dhe drejtimit, mënjanimi i shtabeve dhe njësive të tepërta si dhe përshtatja e strukturave të disa njësive për ti bërë ato më efektive”, - deklaroi ai. Imami tha se në vitin 2010 vendi do të ketë një ushtri plotësisht vullnetare, më 2014-n duhet të ekzistojë një batalion i posaçëm dhe në vitin 2015 pothuaj duhet të jetë kryer integrimi dhe kalimi nga formati i ushtrisë së sotme në një ushtri plotësisht të përputhshme me NATO-n. Imami bëri me dije se i gjithë ky plan duhet të mbarojë rreth vitit 2019. “Synimi kryesor i reformës së Forcave të Armatosura është shndërrimi i ushtrisë sonë deri në fund të vitit 2010 në një forcë profesioniste si dhe konsolidimi i saj deri në vitin 2015. Kjo nuk përfshin vetëm përshtatjen e fuqisë njerëzore e të strukturave të organizimit, por një ndryshim të rëndësishëm në konceptet operacionale, në sistemet e stërvitjes dhe çka është më e rëndësishme në konceptet e menaxhimit të mbrojtjes”, - tha Imami. Ministri i Mbrojtjes saktësoi se është përcaktuar rruga që do të ndiqet në vitet e ardhshme.
Integrimi dhe Kosova
Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer dje mbi takimet që ai ka zhvilluar me krerë të lartë shtetesh dhe qeverish të shumta gjatë qëndrimit të tij në Nju-Jork. Ai ka deklaruar se në takimet që pati me kryeministrin e Suedisë, Holandës, Austrisë, presidentin e Sllovenisë etj., ka parashtruar pretendimet për liberalizimin e vizave dhe idealin për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai tha se gjeti mbështetje të plotë dhe kishte pretenduar se gjithë vlerësimet duhet të ishin në bazë të performancës shqiptare. Gjithashtu Berisha tha se në të gjitha takimet ka ngritur edhe çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, gjë për të cilën mori mbështetje.