Rama: PS drejt protestave qytetare
29/09/2009 Kreu i sapo rizgjedhur lëshon mesazhin e qartë për anëtarësinë socialiste
“Nuk është më koha e sherreve të vjetra, por e ideve të reja”
“Nuk është më koha e sherreve të vjetra, por e ideve të reja. Madje është koha për të kërkuar e gjetur me kurajë shumë gjëra që na bashkojnë, jo vetëm mes nesh, por edhe jashtë nesh, me të tjerë njerëz, që s’i ne përpiqen për një Shqipëri më të mirë, qofshin majtas apo djathtas, dhe që njësoj si ne janë të gatshëm të luftojnë vendosmërisht për lirinë e të drejtat e nëpërkëmbura pa pushim”, - kjo ishte një ndër frazat e zgjedhura nga Edi Rama për të zhvilluar konferencën e tij të parë për shtyp si kryetar i sapozgjedhur i Partisë Socialiste. Në këtë dalje publike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në PS Rama bëri një sërë falënderimesh për të gjithë anëtarësinë e kësaj partie, e cila votoi në shumicë për qëndrimin e tij në krye të partisë. “Votën plebishitare të socialistëve për të më rizgjedhur kryetar të kësaj partie të madhe unë e lexoj si një mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar rrugën e nisur, por edhe si një detyrim për të përmirësuar më tej funksionimin e Partisë Socialiste në mbrojtje të interesave të Shqipërisë e të shqiptarëve, duke theksuar vlerat e korrigjuar të metat e vëna re në rrugën tonë të derikëtushme”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij. Nga ana tjetër, kreu socialist falënderoi dhe konkurrentin përballë tij në këtë garë, duke i bërë këtij të fundit dhe një premtim. “Faleminderit edhe rivalit tim në këtë ballafaqim idesh e qëndrimesh të ndryshme përpara anëtarësisë, profesor Maqo Lakrorit, i cili mbrojti me dinjitet një platformë interesante si dhe pikëpamjen e tij, krejt të ndryshme nga imja, lidhur me marrëdhënien e Partisë Socialiste me Parlamentin. Unë do të bashkëpunoj me të për të integruar një sërë elementesh të dobishme të platformës së tij në projektin tonë të ri të reformimit partisë”, - nënvizoi Rama. Ai shkoi më tej duke theksuar se “puna për këtë reformë do të nisë menjëherë, duke përfshirë të gjithë anëtarësinë socialiste në një diskutim të gjerë, ku ftoj qysh sot edhe të gjithë ata joanëtarë partie që janë të interesuar për të nxitur ndryshime në fizionominë e në programin e forcës sonë të madhe”. Gjithashtu në fjalën e tij Rama nuk harroi t’i bënte me dije anëtarësisë së PS-së qëndrimin e mëtejshëm të partisë që ai drejton ndaj zgjedhjeve e natyrisht ndaj institucioneve të dala prej tyre. “Nuk ka marrëdhënie normale me këtë parlament të dalë nga zgjedhje të grabitura, në qoftë se nuk na jepet e drejta për hetim parlamentar të pavarur të zgjedhjeve të 28 qershorit. Nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me këtë qeveri të dalë nga manipulimi, korrupsioni elektoral e mashtrimi publik i 83 mijë qytetarëve që votuan largimin e Sali Berishës, në qoftë se nuk na njihet e drejta për të bashkëjetuar në këtë vend si të barabartë përpara Kushtetutës e ligjit dhe për t’i dhënë fund në Shqipëri shkrirjes së shtetit me pushtetin për qëllime elektorale, kërcënimeve të gjithanshme të qytetarëve opozitarë e të sipërmarrjeve private për votën, largimeve poshtëruese nga puna për hakmarrje politike”, - vuri në dukje Rama. Duke i mëshuar me forcë një qëndrimi të tillë, kreu socialist deklaroi: “Nuk ka Parti Socialiste të ulur në Kuvend, por vetëm opozitë të bashkuar, përtej së majtës e së djathtës, më këmbë në të gjithë Shqipërinë, në qoftë se të drejtën taksative që na e jep forca e ligjit për hapjen e kutive të votimit vazhdon të na e mohojë arbitrarisht pushteti i politikës së vjetër të Sali Berishës, Ilir Metës e Fatos Nanos”.
Komisioni i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare
Zgjedhjet, Rama zyrtarisht në krye të PS-së
Kandidati Maqo Lakrori mori 3714 vota, ose 6.7 %
Edi Rama është tashmë zyrtarisht kryetari i Partisë Socialiste. 93.3 % e anëtarësisë së kësaj partie votoi për rikonfirmimin e tij në krye të PS-së. Një fakt i tillë u bë dje i ditur nga kryetari i komisionit të zgjedhjeve pranë PS-së Genc Gjonçaj. Gjatë një konference për shtyp Gjonçaj bëri publik rezultatin zyrtar të zgjedhjeve në PS. “Më datën 26 shtator 2009, sipas parimit statutor ‘një anëtar, një votë’, u zhvilluan zgjedhjet për kryetarë të PS-së me konkurrimin e kandidatëve Maqo Lakrori dhe Edi Rama. Anëtarë të PS-së të regjistruar në listën e zgjedhësve janë 82 304, ndërkohë që morën pjesë në votim 55 981 anëtarë ose 68 %. Vota të vlefshme 55 225 ose 98.6 %, kundrejt 756 ose 1.4 % votave të pavlefshme”, - vlerësoi Gjonçaj. Qëndruar po në këto të dhëna, kreu i institucionit të zgjedhjeve në PS saktësoi se “ndarja e votave të vlefshme për kandidatët është: Edi Rama 51 511 vota, ose 93.3 %, ndërsa Maqo Lakrori 3714 vota, ose 6.7 %”. Sipas tij, për drejtimin dhe realizimin e këtij procesi në zbatim të Kodit të Zgjedhjeve të PS-së në të gjithë vendin u ngritën dhe funksionuan normalisht 37 komisione zgjedhore të partisë në rrethe si dhe 386 qendra votimi. Sa i takon mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve, ky komision konstatoi një ecuri normale të tij. “Në respektim të afateve të përcaktuara në Kodin e Zgjedhjeve të Partisë Socialiste, KZP-ja realizoi shpërndarjen në kohë të bazës materiale zgjedhore për çdo komision. Më datën 26 shtator 2009 procesi i votimit u zhvillua normalisht në të gjithë territorin nga ora 8:00 deri në orën 16:00 nën drejtimin e komisioneve vendore dhe praninë e vëzhguesve të kandidatëve atje ku u kërkua prezenca e tyre. Procesi i votimit në të gjitha vendvotimet u zhvillua në përputhje me kërkesat e Kodit të Zgjedhjeve në normalitet, i qetë dhe pa asnjë problem”, - theksoi Gjonçaj gjatë fjalës së tij.
Kreu i PS-së vizitë në familjen Agolli
Rama: Komisioni hetimor na kthen në Kuvend
“Brenda hetimit është hapja e kutive për të parë realisht se çfarë kanë brenda”
Vizitën e parë të tij si kryetar i sapozgjedhur i Partisë Socialiste Edi Rama ka preferuar t’ia dedikojë patriarkut socialist Dritëro Agolli. Kështu, gjatë ditës së djeshme Rama ishte për një vizitë në familjen Agolli së bashku me deputetët e PS-së Eduart Shalsi e Vasilika Hysi. Gjatë bisedës së tyre Rama e Agolli kanë shkëmbyer mendime e ide mbi situatën politike në vend, e sidomos mbi pozicionin e PS-së ndaj zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Ndërkohë shkrimtari i njohur Agolli ka preferuar që në fjalën e tij të shigjetojë ashpër edhe ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano. “Nano vërtet jeton në Vjenë, në një nga qendrat më të mëdha të kulturës në Evropë, por ai sikur nuk vinte nga Vjena, por nga qenefët e Vjenës. Një keqardhje e madhe ku mund të përfundojë njeriu, por edhe fjalët, jo vetëm të këqija, por edhe thashetheme, domethënë një diskutim në televizor me thashetheme, ‘filani ka thënë kur dëgjoi që erdha unë’, ‘filani ka thënë kështu’”. Gjithashtu, duke u ndalur në deklaratat e Nanos dhe qëndrimin e Ramës ndaj tyre, Agolli u shpreh se “populli e thotë shumë mirë atë shprehjen se, ‘po u përzjeve me krundet, të hanë pulat’. Më mirë me krundet nuk duhet të përziesh”. Nga ana e tij kreu socialist ka nënvizuar dhe një herë tjetër qëndrimin e palëkundur të partisë që ai drejton për hetim parlamentare ndaj zgjedhjeve. “Kushti themelor është një: të bëjmë komisionin hetimor me shumicë të opozitës. Jemi gati të hyjmë në Kuvend që nesër, në qoftë se ata bien dakord që ne të hetojmë dhe të bëjmë transparencë për procesin zgjedhor. Brenda hetimit është hapja e kutive për të parë realisht se çfarë kanë brenda kutitë, qoftë vota, qoftë lista. Hapen kutitë dhe gjithë populli e shikon çfarë kanë kutitë brenda, sepse këtë e ka ligji”, - vlerësoi Rama. Sipas tij, hapja e kutive i jep fund një historie 20-vjeçare, ku në fund fare e pëson një popull i tërë.
Kandidati Lakrori vlerëson procesin
“Do shtohen mbështetësit e projektit “Socialistët e bashkuar””
Oli Xhilaga
Vlerësime pozitive për procesin zgjedhor në PS nga njëri prej vetë konkurentëve për postin e kreut rtë ri të kësaj partie. Ishte pikërisht, anëtari i asamblesë kombëtare të kësja partie, njëkohësisht kandidat në zgjehdjet për një post të tillë, Maqo lakrori, ai i cili pas shpalljes së rezultateve zyrtare të votimeve që u zhvilluan në 26 shtator solli opinionin e tij mbi këtë garë. Magjithatë, pavarësisht vlerësimeve për procesin, Lakrori nuk anashkaloi dhe një moment, i cili lidhej me pozicionin e tij në garë. “Shpreh kënaqësinë time, që edhe pse në një kohë shumë të shkurtër (vetëm 4 javë), edhe pse nën një trysni gjithëfarëshe dhe gjithanëshe penguese, projekti “Socialistët e bashkuar” filloi udhën pa kthim prapa dhe sot nuk është më një projekt personal, ashtu si 30 ditë më parë, por ka mbështetjen e shprehur me votë të 3714 anëtarëve dhe anetarëve të PS”, vlerësoi Lakrori, gjatë fjalës së tij. Por qëndruar po në të njëjtën çështje, kandidati për kreun e PS-së shprehu bindjen se ky projekt po gjen çdo ditë e më shumë edhe mbështetjen e mjaft përkrahësve të PS. “Unë u drejtohem me mirënjohje të thellë të gjithë atyre që e votuan këtë projekt dhe i ftoj që të punojnë me këmbëngulje brenda rradhëve të PS, me qëllim që kjo platformë politike të njihet më mirë nga cilido dhe mbi bazën e argumentave të fitojë mbështetjen e shumicës. Unë kam bindjen se koha, dhe veçanërisht ngjarjet politike që po vijnë, do të provojnë çdo ditë e më mirë drejtësinë e zgjedhjes së tyre dhe do të shtojnë çdo ditë e më shumë rradhët e atyre që punojnë për projektin “Socialistët e bashkuar””, vlerësoi Lakrori. Njëkohësisht, ai përshëndeti të gjithë socialistët të cilët me vullnet të lirë dhe në dije të plotë të përmbajtjes dhe qëllimeve të të dy projekteve votuan me 26 shtator 2009 me një shumicë të qartë për projektin “Rama”. “Unë do t’i ftoja të gjithë kundërshtarët serioze, kur ka të tillë, që të fillojnë e të analizojnë dy projektet e lartpërmedura duke iu referuar ecurisë së ngjarjeve politike që do të vijnë. Gjithashtu do t’i ftoja për reflektim individë të caktuar brenda PS dhe jashtë saj, të cilët për interesa të padrejta dhe shpesh edhe nga padija, bënë gjithçka mundën për ta cënuar këtë proces”, deklaroi lakrori. Por nga ana tjetër, ai bëri me dije dhe kërkeësën drejtuar komisionit të zgjedhjeve në PS. “I kam kërkuar Komisionit Zgjedhor të PS, që të analizoje hollësisht dhe me vëmendjen e nevojshme gjithë periudhën zgjedhore 4-javore, përfshirë edhe rezultatet për çdo qendër votimi, me qëllim që, bazuar në të dhëna konkrete, të korrigjohen mangësitë e shfaqura gjatë këtij procesi, e që janë produkt i pasioneve kalimtare, interesave të çastit dhe i mungesës së imunitetit të duhur ndaj sëmundjeve elektorale që vuan ende shoqeria shqiptare në përgjithësi”, nënvizoi Lakrori, lidhur me këtë çështje.
Kontestimet për procesin
Kundërshtarët e Ramës faktojnë manipulimet
Listat e anëtarëve të Partisë Socialiste përfshinë brenda tyre dhe emra të cilët prej kohësh nuk janë më pjesë e kësaj partie. Konkretisht një parregullsi e tillë u vu re në listat e anëtarësisë së qytetit bregdetar të Durrësit, në të cilat figuronin anëtarë të larguar tashmë nga kjo forcë politike. Dy prej emrave të njohur të bazës socialiste në Durrës Natasha Paço e Bardhyl Agasi e konsiderojnë procesin zgjedhor një farsë të panevojshme për vetë rezultatin që rikthen në vëmendje kohët e Partisë së Punës. Por një frymë e tillë ka përcjellë procesin që në fillime e tij, duke vijuar dhe gjatë këtyre ditëve, ku vetëm dje u arrit të shpallen rezultatet përfundimtare, të cilët shpallën fitues kreun në detyrë të PS-së, Edi Rama me 93. 3 për qind të votave. Kështu, linja kundërshtare në PS, e shtrirë kjo dhe në bazën e saj, e konsideroi këtë proces si një farsë të rradhës të Edi Ramës. Denoncimet vijnë për parregullsi e manipulime. Shqetësimit të disa ditëve më parë të krerëve të degës së Shkodrës për ndryshimin e komisionerëve në momentet e fundit, i janë shtuar fakte të tjera që kanë të bëjnë shtimin fiktiv të anëtarësisë një ditë para votimit. Kontestime të forta për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, janë shfaqur edhe në rrethe të tjera, ku procesi është zhvilluar vetëm nën mbikqyrjen e komisionerëve të emëruar nga Rama dhe mbështetës të tij.
Situata ekonomike në vend
Beqja: Qeveria gënjen, s’ka rritje për 8 muaj
Partia Socialiste ripërsëriti sërish dje shqetësimin e saj për situatën e vështirë që ka mbërthyer ekonominë e vendit. Një qëndrim i tillë u bë dje publik nga deputeti i kësja partie, Ilir Beqja, i cili gjatë një konference për shtyp deklaroi se “kjo situatë pasqyrohet edhe në realizimin e të hyrave fiskale të 8 mujorit të vitit 2009”. Sipas tij, në mënyrë të përsëritur, për disa muaj rresht administrata tatimore dhe doganore vijojnë të mos mbledhin të ardhurat e programuara. “Në 8 muajt e parë të 2009 është mbledhur si tatim mbi vlerën e shtuar vetëm 4.3 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2008. Në kushtet që 70 % e TVSH-së mblidhet në dogana dhe në kushtet e zhvlerësimit të monedhës vendave me të paktën 6 % krahasuar me një vit më parë, rezulton se ekonomia shqiptare nuk është rritur në 8 muajt e parë të vitit 2009. Kjo është e dhëna më e saktë, e dalë nga raportimet zyrtare të vetë ministrisë së financave që dëshmon se deklarimet e Kryeministrit dhe Ministrit të Financave për rritje ekonomike janë të gënjeshtërta”, vlerësoi Beqja. Por, ndërkohë duke iu kundërvënë qeverisjes aktuale, ai theksoi se ndryshim i buxhetit u miratua vetëm falë votave të LSI-së, e cila në nëntor të vitit 2008, e pati kundërshrtuar këtë buxhet ndërkohë që tani, me një pafytyrësi politike të pashoqe miraton ndryshimet e tij. Ndaj ne do të kundërshtojmë me çdo mjet demokratik këtë mazhorancë”.