E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Klosi: Nuk ndërpesim bojkotin

Partia Socialiste vlerësoi sot se mbledhja e djeshme e qeverisë, ishte një shfaqje e turpshme e politikës së vjetër, jo vetëm për shqiptarët që votuan përsëri në shumicë që Sali Berisha të mos e qeveriste më këtë vend, dhe të shkonte në pension politik, por dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet votës së lirë.
Sipas tij, Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara. Klosi tha gjithashtu, Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit të cilat i mban peng në mënyrë të kundraligjshme.
Ai shtoi Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›