Ministri Imami, merr pjesë në ndryshimin e komandatit të DIE-s
Ministri i ri i mbrojtjes Arben Imami ka marrë pjesë sot në aktivitetin e parë zyrtar pas marrjes së detyrës. Ai ka qenë i pranishëm në ceremoninë e ndërrimit të shefit të Delegacionit Italian të Ekspertëve (DIE), gjeneral brigade Aldo Piccotti, i cili u zëvëndësua nga kolonel Diego Regali.
Imami duke shprehur kënaqësinë që merr pjesë në këtë aktivitet të parë si Ministër i Mbrojtjes falenderoi Ministrinë e Mbrojtjes të Italisë për ndihmën e ofruar për Forcat e Armatosura Shqiptare ndërsa uroi delegacionin DIE në Shqipëri për kryerjen me sukses të misionit të tij.
Ministri Imami ka falenderuar veçanërisht gjeneral Piccottin për kontributin e tij për Forcat e Armatosura Shqiptare.
Në ceremoni ishin të pranishëm ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, zv.ministrat e Mbrojtjes Zana Xhuka dhe Petrit Karabina, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm kundëradmiral Kristaq Gerveni, etj.