E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Universitet për administratën

Administrata civile shumë shpejt do të ketë mundësi të përfeksionojë punën e saj në një fakultet enkas për administratën e cila do të ngrihet nga qeveria. Këshilli i Ministrave diskutoi në mbledhjen e qeverisë strategjnë kombëtare për administratën publike e cila sipas cilësimit që i bëri kryeministri Berisha, është një pasuri e çmuar për vendin dhe me kontribut të madh sidomos në procesin e integrimit. Kryeministri e vuri theksin sidomos tek bashkëpunimi i administratës qëndrore me atë lokale si një element i domosdoshëm dhe nevojë emergjente bashkëpunimi për ecjen përpara.
Brenda pak javësh Shqipëria do të marrë pyetësorin e BE-së në të cilin do të vlerësohet dhe niveli i ecurisë së reformave në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›