Dokle: Berisha duhettë ikë me të gjitha mjetet
Nënkryetari socialist i Kuvendit, Namik Dokle e cilëson absurde situatën në të cilën parlamenti i mbylli punimet, pa një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike. “Do të përdorim të gjithë katalogun demokratik që një opozitë ka, për të mbrojtur dhe fituar kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të votës së lirë, transparente”, - u shpreh në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” deputeti i PS-së. Ai tha se shqiptarët duhet të ndahen me të gjitha mjetet parlamentare dhe jashtëparlamentare, nga Berisha dhe qeveria e tij. Sa i përket zërave ndryshe në PS, Dokle tha se në këtë parti nuk ekziston frika.
Zoti Dokle, parlamenti i mbylli punimet pa u arritur një marrëveshje politike për zgjidhjen e krizës dhe pa ngritur komisionin hetimor, që do të niste punën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009? Si do të vijojë puna më tej?
Parlamenti i mbylli punimet në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai tashmë nuk është një parlament normal. është një shtëpi pa kulturë që tregohet me gisht. është një kullë, ku nuk vepron as ligji, as kanuni, pale më të kërkosh zgjidhje politike. Në këtë të quajturin ‘parlament’, kryeministri të shan me ‘libër shtëpie’, gjë që s’ndodh kurrë në odat kuvendore të Malësisë; kryetarja s’të lejon të flasësh edhe në rastet kur rregullorja ta jep këtë të drejtë pa asnjë ekuivok, siç ishte mbyllja e votimit për buxhetin; është një parlament ku ministrat krekosen me hajninë e tyre e ku ca deputetë s’dinë gjë tjetër, veç t’i fryjnë vuvuzelës si “sukseseve të kryeministrit”. është kjo një arsye që parlamenti u mbyll pa marrëveshje dhe pa komision. Dhe më keq akoma, kur rezoluta e Parlamentit Evropian qartëson, e zeza mbi të bardhë, që duhet të krijohet komisioni, opozita të ketë kryetarin dhe maxhorancën në komision dhe të shqyrtohen të gjitha materialet zgjedhore. është një situatë me të vërtetë absurde!
Për këtë krizë ka vetëm një akuzë dhe një të akuzuar: Kryeministri, që pasi vjedh pushtetin, e përdor atë për të rrethuar shtetin dhe për të qëndruar me ‘dhunë demokratike’, ‘hipur mbi kalë’. Ky kalë dhe ky kalorës i kanë zënë rrugën e integrimit Shqipërisë, ndaj me ta shqiptarët duhet të ndahen sa më shpejt të jetë e mundur, me të gjitha mjetet demokratike; parlamentare dhe jashtëparlamentare.
çfarë do të bëjë opozita në rast se transparenca shtyhet pafundësisht, ashtu siç ndodhi edhe gjatë këtij viti? A do t’i riktheheni protestave?
Patjetër, ne do të përdorim të gjithë katalogun demokratik që një opozitë ka, për të mbrojtur dhe fituar kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të votës së lirë, transparente. Takova në Gjenevë kryetarin e senatit të një vendi të BE-së. ‘Keni 20 vjet me këtë histori, kur do të arrini standardet evropiane?’ - më tha. Kjo është kauza jonë dhe jo vetëm e jona: standardet e një vendi anëtar i NATO-s dhe aspirant për në BE.
Zoti Dokle, ditët e fundit është hapur një debat në lidhje me vonesën në emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Cili është mendimi juaj për këtë çështje? A ka shkelje kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës, apo është problem që vjen edhe nga Kuvendi për përzgjedhjen e 4 anëtarëve që u ka mbaruar mandati?
Vonesa ka edhe për emërime të tjera të rëndësisë kushtetuese, por problemi është se kush e shkakton këtë vonesë? Kam përshtypjen se presidenti (unë nuk bëj pjesë në ata që e mbrojnë, sepse as nuk kam votuar për të), ka vepruar drejt dhe me maturi. Ai ka bërë gjithë ciklin e konsultimeve të nevojshme dhe ka propozuar kandidatura serioze, me integritet moral dhe profesional. Por, maxhoranca i ka hedhur poshtë. I ka hedhur poshtë në mënyrën më skandaloze. Shikoni se si bëhet ‘dëgjimi-dënimi’ i kandidaturave në komisionet e maxhorancës! Edhe zyrat më absurde të ‘luftës së klasave’ do t’i kishin zili. Po ta merrnin në pyetje edhe Sali Berishën me këtë mënyrë, me këtë stil dhe me këtë malinjitet, me siguri do ta nxirrnin jo thjesht me teserë të kuqe, por edhe me këpucë të kuqe. Absurdi arriti deri aty, sa një personalitet i së drejtës në Shqipëri si Kristaq Traja, pasi mbaroi dy mandate si gjyqtar i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, u klasifikua i papërshtatshëm, siç do të thoshte Dritëro Agolli, ‘nga kokëtulët e parlamentit’.
Si i cilësoni sulmet e PD-së ndaj presidentit për këtë çështje?
Më duken absurde. Por kot them kështu, sepse në të thellë ato kanë një arsye kruciale, njëherësh dhe fatkeqe për fatet e demokracisë në Shqipëri. Sali Berisha, që me dhjetëra herë ka deklaruar se do të sundojë gjatë (edhe 35 vjet, madje për t’ua kaluar edhe etërve të diktaturës komuniste), synon të rrethojë shtetin nga të gjitha anët, për ta vënë atë nën thundrën e hekurt të pushtetit të vet. Ai synon të rrethojë parlamentin, të rrethojë gjykatat, të rrethojë prokurorinë, të rrethojë statistikat, bankat, bizneset private, shërbimet inteligjente, kryetarin e shtetit, gjithçka. Kushdo që nuk i fryn vuvuzelës së kryeministrit, nuk duhet të marrë frymë. Kjo është logjika e ‘dhunës demokratike’, që fillon me votat e vjedhura e kutitë e pahapura dhe përfundon me pushtete të uzurpuara dhe shtet të rrethuar nga klane politiko-ekonomike të paskrupullta.
Zoti Dokle, një tjetër çështje mjaft delikate është edhe ligji për SHISH-in, të cilin maxhoranca tentoi ta kalonte për miratim në sesionin e ri, pas shumë debatesh në seancën e fundit të parlamentit. çfarë do të bëjë opozita në shtator, në rast se sërish synohet të kalohet ky ligj pa konsultën e NATO-s? Kujtojmë që ka pasur mjaft vërejtje nga SHBA për këtë ligj...
Ka muaj të tërë, të paktën që nga marsi i këtij viti, që në parlament dhe në jetën shoqërore shqiptare sillet vërdallë fantazma e gjeneralëve të SHIK-ut të viteve 1992-1997, kohë kur zoti Berisha ishte president. është fantazma e SHIK-ut që përgjonte opozitën, është fantazma e SHIK-ut që fuste duart në kutitë e votimit; është fantazma e SHIK-ut që rrëmbente gazetarë dhe intelektualë si rasti i Filip çakullit dhe i Kiço Londos; është fantazma që zhdukte njerëz si rasti i Remzi Hoxhës; është fantazma që kontrabandonte naftë; është fantazma që etiketonte djemtë e UçK-së si terroristë marksistë-leninistë; që organizonte piramidat; që sulmonte SHBA-në edhe në parlament, dhe shumë e shumë bëma të tjera të njohura tashmë nga shqiptarët. Mendoj se projektligji i paraqitur nga qeveria ishte në një proces ligjvënës të dyshimtë dhe të mbrapshtë. Them të dyshimtë dhe të mbrapshtë, edhe si tekst, edhe si qëllim, edhe si procedurë, edhe si frymë. Ai ishte një nga shembujt e presionit që qeveria dhe pushteti do të bëjë dhe synon të bëjë mbi çdo institucion tjetër të shtetit funksional të së drejtës. është një projekt i dyshimtë në raport me Kushtetutën, sepse është Kushtetuta ajo që rregullon të gjitha raportet mes pushteteve në shtet dhe nuk mund të bëhen ndryshime pa qenë në mirëkuptim të plotë apo në përshtatje të plotë me Kushtetutën. Ky ligj është i mbrapshtë edhe në raport me marrëveshjet ndërkombëtare ku jemi palë, sidomos tashmë që jemi anëtarë të NATO-s dhe që nesër do jemi edhe anëtarë të BE-së, apo me partnerët e tjerë ndërkombëtarë me të cilët kemi marrëveshje të përbashkëta. Dhe në bazë të Kushtetutës, marrëveshjet e përbashkëta, ku Shqipëria është palë, prevalojnë mbi ligjet e vendit, prandaj duhet parë edhe në këtë kontekst negativiteti i projektit. është i mbrapshtë edhe në raport me çlirimtarët e Kosovës dhe garantët e pavarësisë së saj; është i mbrapshtë në raport me institucionet e tjera shtetërore, duke u bërë presion për deformim të kompetencave kushtetuese që ekzekutivi të tundë shpatën e Demokleut mbi të tjera pushtete. Gjithashtu, ky projektligj është i mbrapshtë edhe në raport me vet organin të cilit i referohet, me synimin për ta kthyer nëpërmjet politikës së emërimit nga organ në shërbim të shtetit, siç ka edhe emrin kushtetues, në një organ si mashë qeverie. Po ashtu do të thosha që ky projektligj është i mbrapshtë edhe në raport me obligimet kushtetuese të kryetarit të shtetit. Dhe mendoj se përsëri Berisha na shfaqet si dikur, që ngatërronte shtetin me pushtetin. Kur ishte president, kërkonte të kishte kompetencat e kryeministrit, kompetencat e kryetarit të Kuvendit, guvernatorit të Bankës apo edhe të institucioneve të tjera. Edhe tani që është kryeministër, do të ketë kompetencat e presidentit, të ketë kompetencat e institucioneve të tjera, do të kontrollojë gjithçka dhe të rrethojë gjithçka.
çështja e mandatit nuk është ndonjë çështje parimore. Ka praktika nga më të ndryshmet. Ka praktika me mandat të përcaktuar dhe praktika me mandat të papërcaktuar. Por, nëse është e nevojshme që të përcaktohet mandati, pse pikërisht përcaktohet mandati 5- vjeçar, kur kryetarit aktual të SHISH-it i mbaron mandati 5-vjeçar?! Ndërkohë që në praktikën ‘parimore’ të mandatit ka edhe mandat 7-vjeçar apo 9-vjeçar. Dhe vetë Shqipëria ka mandate të kësaj natyre. Atëherë zbulohet fare qartë që nuk është një çështje parimore mënyra se si shtrohet çështja e mandatit, por është një hapje krahu që Berisha të veprojë me duar të lira, pa i hyrë gjemb në këmbë. Në fund, gjithkujt mund t’i lindë pyetja: Kur ky kryeministër që e kërcënonte opozitën një herë në parlament duke thënë ‘mos u kruani me një kompani amerikane’, nuk e kuptoj pse do të kruhet me gjithë Amerikën!? Ku e ka shtrënguar këpuca, nga brenda apo nga jashtë?! Koha do t’i tregojë kallot dhe do të kuptojmë se cila pjesë e këpucës e ka shtrënguar kryeministrin tonë.
Duket sikur zërat kundërshtarë që dolën pas zgjedhjeve të 28 qershorit janë sfumuar. Mendoni se kjo po ndodh për shkak të frikës së tyre se mund të përjashtohen nga partia, apo se kuptuan se nuk kishin të drejtë?
Askush nuk ka frikë dhe ndaj askujt nuk përdoret frikësimi në PS. Ky nuk ka qenë asnjëherë problemi i PS-së. Frika politike sundon tjetërkund. Lidhur me të drejtën, pa u zgjatur shumë, dua të them se koha rilevon më së miri realitetet dhe opinionet. Ne tani, të gjithë jemi në parlament dhe besoj se kemi treguar koherencë dhe mirëkuptim të plotë në grupin parlamentar. Besoj gjithashtu se aksioni politik i PS-së nga 28 qershori i vitit të kaluar e deri tani ka dhënë disa rezultate mjaft pozitive: kompaktësi në forcën tonë politike, brenda vetes dhe me aleatët; fitoi besim të madh në kauzën e saj, fitoi një kapital të madh politik si mbrojtëse kryesore e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, mbi të gjitha, - nga asnjë zë pro saj në ditët e para, - në një mbështetje të madhe ndërkombëtare, pa asnjë hezitim dhe ekuivok nga e majta deri në përfundime mjaft racionale nga e djathta, të shprehura këto jo vetëm në dokumente të Internacionales Socialiste e të Partisë Socialiste Evropiane, por edhe në dy rezoluta të rëndësishme anti-krizë të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian. Mendoj se tashmë dokumenti bazë i luftës sonë politike parlamentare dhe jashtëparlamentare është zbatimi i kërkesave të rezolutës së PE, thelbit të së cilës vazhdon t’i shmanget qeveria dhe grupi parlamentar i PD-së.
Kohët e fundit kemi pasur disa kritika për mënyrën e drejtimit të PS-së, nga të vjetrit e partisë, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi...
Besoj shumë në dashamirësinë e tyre. Mençuria nuk është gjë tjetër, veçse të dëgjosh këshillat e të mençurve, ashtu siç janë, pa shtrembërimin e titujve mëngjesorë të gazetave.
(marre nga Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)