E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, në 14 shtator vendimi për rezolutën serbe

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të japë vendimin për rezolutën serbe në 14 shtator. Rezoluta u diskutua dy ditë më parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe vjen fill pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e shtetit më të ri. Gjatë diskutimeve ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic e quajti të padrejtë vendimin e GJND-së, duke u shprehur pro rifillimit të bisedimeve me Prishtinën Zyrtare. Ndërsa ministri i jashtëm kosovar Skënder Hyseni nga ana e tij, këroi zëvendësimin e rezolutës 12 44 të OKB.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›