Kume: KQZ të mos veprojë politikisht. Afati i fletëve, 1 muaj para zgjedhjeve
Duke pritur 8 shtatorin, afatin limit kur presidenti mund të dekretojë datën e zgjdhjeve vendore, ish kryetari i komisionit qëndror të zgjedhjv, kristaq kume bën i apel kqz-së të mos bëhët pjesë e lojës politike duke djegur fletët. Sipas tij, problemi i fundit i këtij institucioni në përgatitjen e garës elektorale të 2011-s, është boshatisja e kutive, procedurë e cila mund të kryehet edhe vetëm1 muaj para zgjedhjeve.
"Edhe pas dekretimit të zgjedhjeve, KQZ të mos bëhet target i politikës, le të presi që klasa politike ta zgjidhi problemin. Pra, të veprohet me materialet zgjedhore dhe me kutitë e zgjedhjeve vetëm si produkt i konsesusit dhe jo zbatim formal i këtij ligji. është e fundit pengesë boshatisja e kutive", tha Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ-së.
8 maji 2011 është data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve për bashkitë e komunat.
Por ,sipas ekspertit zgjedhor, politika e ka marrë me nge këtë proces duke rrezikuar të përsërisë 2007. Vit në të cilin presidentit Moisiu iu desh të ridekretonte datën e zgjedhjeve për shkak të shkeljeve të afateve nga partitë.
"Kjo vështirëson akoma më tej punën që duhet bërë, i ngushton akoma më tej mundësitë për rezultate të mira paraprake. Duhet të reflektohet nga politikbërësit, dhe klasa politike, nga institucionet përgjegjëse të cilat kanë detyrimin për të përgatitur dhe zhvilluar zgjedhjet e ardhshme, poër të mos realizuar punët në ekstremet ligjore të lejuara", thote Kume.
Më herët gushti ishte lakuar si muaji kur kqz do të digjte fletet e votimit dhe bsoshatiste kutitë për zgjedhjet e ardhshme. Por në pritje të dekretit presidencial, i gjithë ky institucion ndodhet me pushime verore.
Elona Gjylmi