Përfundon numërimi në Himarë, fiton kandidati i PS-së

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Himarës ku rezulton se fitues për këtë bashki është kandidati i PS-së Jorgo Goro. Sipas rezultatit më të fundit Goro ka fituar 30 vota më shumë se kandidati i PBDNJ-it Vasil Bollano.
Ndërkohë pas këtij lajmi përkrahës së PS-së janë mbledhur përpara zyrës së kësaj force politike në Himarë dhe kanë nisur të festojnë.
Ndërkohë në një linjë telefonike për “Ora News” Goro është shprehur i kënaqur nga rezultati duke shtuar se do të kërkojë edhe “ndihmën e kandidatëve të tjerë për t`i ndryshuar faqen Himarës”.