E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numri i vrasjeve në vend rritet kërcënueshëm

Në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 50 vrasje, pothuajse i njëjti nivel me vitin paraardhës, i cili regjistroi numrin më të lartë të krimit kundër personit për gjashtë vitet e fundit.

Në vitin 2010 një pjesë e konsiderueshme e vrasjeve ndodhën brenda familjeve, ndërsa këtë vit po shënohet një numër i madh vrasjes për gjakmarrje. Numri i lartë i këtyre lloj vrasjesh tregon një punë jo fort të mirë parandaluese nga ana e policisë, që megjithatë ka arritur të arrestojë autorët e më shumë se 90 për qind të krimeve.

Nga 57 viktimat e këtij viti, rreth 20 për qind e tyre janë gra ose vajza, të cilat janë vrarë kryesisht për çështje nderi ose xhelozie. Nëse muajt e mbetur nga ky vit shënojnë të njëjtin ritëm vrasjesh, atëherë mund të arrihet numri i vitit, mbi 100, që nga policia u analizua si i rastësishëm.

Masat e marra nga Qeveria Berisha e mbajtën nën 100 shifrën e vrasjeve në Shqipëri që pas vitit 2005, por në dy vitet e fundit vendi mbetet i mbërthyer nga krimi i rëndë i cili buron më së shumti nga problemet sociale. /Start/

                                                                                             2011-07-04 15:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›