E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Kompanite e aferes virxhin jane sponsorizues te PD-se

Partia Socialiste ka akuzuar per lidhje te aferta mes kompanive te perfshira ne ceshtjen e naftes vergine dhe Kryeministrit Sali Berisha. Ne nje deklarate per media deputeti i PS-se Taulant Balla duke u shprehur se nga kjo afere jane grabitur 80 milione euro dha fakte se perse Kryeministri vazhdon te heshte.

Si ka mundesi qe sa here qe zbulohet kusaria e radhes hajduteria dhe matrapazlleku dalin ne shesh lidhjet e tua dhe te familjareve te tu. Si ka mundesi qe edhe ne kete rast ashtu si edhe per bizneset e mafias italiane Sacra Corona Unita apo bizneset e Fallicit llogarite dhe regjistrin kontabel i mban Shpresa Brecani mbesa e kryeministrit Sali Berisha emri i se ciles shfaqet ne gjithe kompanite e privilegjuara nga pushteti tha Balla. Ai ka shtuar se institucionet shteterore si Drejtoria e Doganave Drejtoria e Krimit Ekonomik ne Policine e Shtetit Drejtoria e Tatimeve Inspektoriati Qendror Teknik nuk kane vepruar ne parandalimin e kesaj afere korruptive.

Ai gjithashtu tha se kompanite e perfshira ne kete super-mashtrim jane te regjistruara si sponsorizuese te PD-se. Balla ka nenvizuar se ne pranga jane vene nje pjese e atyre qe benin transportimin dhe tregtimin e kesaj nafte nderkohe qe ata qe e mundesonin kete grabitje dhe u hapnin shtigjet kesaj kontrabande jane ne tryezen e qeverise.

Deputeti i PS-se akuzoje gjithashtu se pronari i Kompanise Euroil i arrestuar tre dite me pare eshte mik i familjes se Sali Berishes. Kjo kompani ka fituar tenderin per furnizimin me nafte te gjithe institucioneve shteterore nderkohe qe nje tjeter prodhim i bizneseve te tij gjendet dhe konsumohet ne tavolinen e ministrave gjate mbledhjeve te qeverise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›