E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSSubashi Ristani e Poni shkelin ligjin. Zgjedhjet jo farse si 2009

Partia Socialiste denoncoi sot shkeljen e ligjit nga kreu i KQZ-se Arben Ristani. Njekohesisht permes deputetit Armando Subashi kjo parti u kerkoi nderkombetareve te shprehen qarte lidhur me shkeljet e ligjit te cilat sipas tij do te cojne ne nje farse elektorale si ajo e 2009-s.


Ne deklaraten e tij per shtyp deputeti i PS-se denoncoi Arben Ristanin si shkeles te ligjit per fotokopjimin e materialeve zgjedhore te qershorit 2009 ne bodrumet e KQZ me qellim venien e tyre ne dispozicion te Saliut. Sipas tij ato materiale zgjedhore qe iu mohuan opozites ne shkelje te Kushtetutes per te mos lejuar transparencen po perdoren nga Ristani per manipulimin e zgjedhjeve qe po afrojne.

Subashi tha se per te ndalur zbardhjen e te vertetes se 28 qershorit Ristani per llogari te Saliut i shpalli deri edhe sekret materialet zgjedhore madje per 25 vjet nderkohe qe Saliu dhe Luli i marrin permes Ristanit nga bodrumi i KQZ-se.

Deputeti i PS-se u shpreh se pavaresisht se edhe OSBE-ja e ka quajtur shkelje mosmbylljen e regjistrimeve te reja ne regjistrin e gjendjes civile sistemi vazhdon te mbahet i hapur nga Poni per llogari te Saliut por ai shprehu bindjen se populli opozitar nuk do ti lejoje edhe keto zgjedhje te behen nje farse si ajo e 28 qershorit 2009.

Subashi e mbylli deklaraten e tij me kerkesen ndaj OSBE-se per te folur qarte per keto shkelje flagrante te ligjit. Komuniteti nderkombetar duhet ta kuptoje se pa ndryshuar keto kushte smund te kete zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›