E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Korrupsioni, lepuri fle n qeveri

Partia Socialiste ka akuzuar sërish Ministrinë e Energjitikës dhe deputeten Albana Vokshi, për përfitime të paligjshme me lejet koncensionare.

Deputeti Taulant Balla përmes dokumentave ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit te Ekonomise Dritan Priftit se hidrocentralet mbi lumin Kardhiq i jane dhene kater firmave te ndryshme dhe se shtetasi Arjan Tartari ka perfituar vetem nje prej tyre.

Gjate nje komunikimi me median deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, deklaroi se, 3 nga firma qe kane marre me koncesion 6 hidrocentralet mbi lumin Kardhiq, kane si pronar dhe perfaqesues juridik Arjan Tartarin.

“Lepuri i pare i korrupsionit: kompania Albaenergiaplus ka si perfaqesues te saj juridik dhe pronar, partnerin e Albana Vokshit, Arjan Tartarin.Lepuri i dyte i korrupsionit: kompania Pacifik Petroleum Albania edhe kjo pjese e konsorciumit, serish perfitues i gjashte hidrocentraleve, ka si perfaqesues te saj juridik dhe pronar, zotin Arjan Tartari. Dhe mund ta merrni me mend vete se kush eshte lepuri i trete i korrupsionit: kompania Art Construction qe serish ka si perfaqesues juridik dhe pronar zotin Arjan Tartari. Meqe Sali Berisha kishte merak te dinte se ku fle lepuri i korrupsionit, pergjigja qe vjen nga keto dokumenta eshte e qarte: Lepuri i korrupsionit fle ne familjen e Sali Berishes, me Albana Vokshi e kompani”, u shpreh Balla.

Partia Socialiste prej disa javesh publikon dokumenta duke akuzuar per perfitime te paligjshme dhe korrupsion njeriun me te cilin bashkejton deputetja Albana Vokshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›