E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2009, drafti ne Komisionin e Ekonomise

Buxheti i vitit 2009 ka shkaktuar debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë.

Qeveria thotë se ka hartuar një buxhet konservator dhe realist, por opozita mendon se drafti përmban rreziqe, të cilat shtohen në kontekstin e krizës globale, duke ju referuar për këtë edhe një parashikimi të FMN përt tkurrjen e rritjes ekonomike vitin e ardhshem.

"Rritja juaj ekonomike u vu ne dyshim, pasi me pare keni llogaritur rritje 6 perqind, nderkohe qe tani u referua se pritshmeria mund te jete 3.7 perqind", u shpreh anetari socialist i Komisionit parlamentar te Ekonomise, Erjon Brace.

Ndersa ministri i Financave, Ridvan Bode u shpreh se llogarite mund te bashkohet dhe te perllogarise rritjen ekonomike, te caktuar ne menyre arbitrare.

Por a mundet ky buxhet te perballoje efekte negative te ndonje krize te mundshme? Qeveria thote se per kete ka parashikuar 16 miliardë lekë rezerva, por kjo nuk e bind opozitën,

"Ne shohim se nuk ka para te mjaftueshme per te kredituar ekononime dhe per te mbuluar efektet e nivelit te varferise", u shpreh Brace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›