E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e studimeve Politike, Topi shpërndan diplomat

Shkolla e Studimeve politike ka filluar vitin e kaluar me kontributin e Këshillit të Evropës dhe të komunitetit europian. Topi tha se i shikon nxënësit e kësaj shkolle si kualitete të politikës së ardhshme. 

TIRANË - Politika shqiptare ka nevoje të arrije standarde të një shoqërie demokratike. I ndodhur në ceremoninë e dhënies së diplomave të studentëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, Presidenti i Republikës ka vënë theksin pikërisht te një rritje e kualitetit në të bërit politikë. Presidenti Topi bëri thirrje gjithashtu që shteti mos ti lërë në harresë ata që përfundojnë këtë shkolle por t’i shohë ato si kualitete që i duhen kësaj shoqërie.

“Shkolla Politike ka një mision përtej të qenit udhëheqës politikë. Të jesh udhëheqës politik është një moment shumë i rëndësishëm në jetën e një njeriu dhe të një institucioni të një vendi, por të jesh misionar politik është diçka më shumë se sa të jesh udhëheqës politik” – tha Topi.

Shkolla e Studimeve politike ka filluar vitin e kaluar me kontributin e Këshillit të Evropës, të komunitetit europian, të cilët jo vetëm ideuan, projektuan dhe financuan, por kanë ndjekur dhe vazhdojnë të ndjekin me shumë vëmendje ecurinë e studimeve në këtë shkollë.

(O.Zh BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›