E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdec, Godo: Qendrat spitalore jashtë standardeve

Ministrja e Shëndetësisë Godo, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Vorë dhe Gërdec disa muaj pas emërimit në krye të shëndetësisë shqiptare. Pas inspektimit të qendrës shëndetësore, Godo ka deklaruar se situata nuk është normale. 

TIRANE- 4 muaj pas emërimit në posten e Ministres së Shëndetësisë Anila Godo, ka zhvilluar vizitën e parë në Gërdec, ku humbën jetën 26 banorë dhe u shkatërruan qindra banesa, ndërmjet tyre edhe disa qendra shëndetësore. Pikërisht vëzhgimi i gjendjes së ndërtesave dhe funksionimi i këtyre qendrave ka qenë objektivi i vizitës së ministres Godo, fillimisht në Bashkinë e Vorës e më pas në Gërdec, Marqinet e Manëz. Gjatë takimit të zhvilluar në Bashki kryetari Fiqiri Ismaili i ka bërë prezent ministres problemet që ekzistojnë në këto qendra. Ndërsa Godo ka premtuar se shumë shpejt Ministria do të ndërhyjë me projekte për rregullimin e gjendjes.
Pas inspektimit të Qendrave Shëndetësore dhe pavijonit të lindjeve në Vorë, ministria Godo ka deklaruar se situata nuk është aspak normale, ndërsa ka premtuar se kjo qendër do të kthehet në poliklinikë duke ofruar të gjitha shërbimet për komunitetin.

“Në Vorë dal me mendimin se duhet të ndërhyhet shpejt, për shumë arsye. Pasi problemet që paraqet janë të shumta dhe të veçanta. Shikojmë një godinë që duket mir nga jashtë, por që brenda shumë reparte janë jashtë funksionit, për shkak të shpërthimeve gjatë Gërdecit”. Është shprehur ministria Godo në fjalën e saj.

Më tej ajo ka shtuar se “do të gjejmë mënyrat për të nderhyrë sa më shpejt dhe ta bëjmë qendrën shëndetësore të Vorës një poliklinike që të funksionojë mirë”.

Më pas ministria Godo, e shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë dhe shëndetësisë të Tiranës, ka vizituar qendrën shëndetësore në Marqinet, Gërdec dhe Manëz ku ka vërejtur infrastrukturën e rrënuar të këtyre qendrave. Ndërsa ka deklaruar se së afërmi Ministria do të riparojë me fondet e saj, por edhe të Bankës Botërore këto qendra duke i pajisur me laborator, aparatura dhe mjek specialistë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›