E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kushtetuesja, pezullim "Dosjeve", PD duhet te heshte

Partia Socialiste kerkon nga Gjykata Kushtetuese pezullimin sa me pare, te ligjit te "Dosjeve". Kundershtimi i kesaj partie per ligjin e "Pastrimit te figurave" mori rrugen ligjore te saj, kur sekretari per ceshtjet ligjore ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafa, paraqiti dje ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen zyrtare per shpalljen si te pavlefshem te ligjit te lustracionit. "Shpresojme qe Gjykata ta marre shume shpejt ne shqyrtim, se pari te vendose pezullimin e ketij ligji, me pasoja te medha ligjore, politike, sociale dhe njekohesisht te vendose per shqyrtimin ne themel, ku mbetet ne vendimmarrjen e gjykates, shqyrtimi dhe vendimmarrja e saj", deklaroi pas depozitimit te kerkeses Xhafa. Deputetet e selise roze bashke me deputetet e partive aleate firmosen kerkesen per kundershtimin e ligjit ne teresi, pasi sipas tyre ka shkelje si asnjehere tjeter te Kushtetutes. "Ligji kontestohet per aspektet antikushtetuese te tij dhe ne kete ligj jane shkelur jo pak, por si ne asnje rast tjeter te pakten 28 nene te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise", tha ai. Sipas Xhafes, kjo eshte shkelja me flagrante qe mund te kete ndodhur ndonjehere ne historine tone 18-vjecare. Ne kerkesen ankimore te depozituar, jane parashtruar shkaqet qe argumentojne plotesisht, se nuk mund te shmanget Gjykata Kushtetuese nga vendimmarrja per kete ligj. Dergimi i kesaj ceshtje ne Gjykaten Kushtetuese, sipas Partise Socialiste, duhet te sherbeje si moment reflektimi per mazhorancen dhe vecanerisht per lidershipin politik te Partise Demokratike. "Reflektimi me i mire i saj, eshte qe ajo duhet te heshte dhe te prese vendimmarrjen e Gjykates Kushtetuese. Keshtu funksionon nje shtet normal demokratik dhe ligjor", sugjeroi deputeti socialist, Fatmir Xhafaj. I pyetur nga gazetaret nese gjyqtaret e Kushtetueses jane ne konflikt interesi me ligjin dhe nuk mund te gjykojne ankesen, perfaqesuesi i PS reagoi prere. "Jo. Nuk ka konflikt interesi. Ligjerisht deri sa Gjykata Kushtetuese te shprehet per ligjin mazhoranca duhet te heshte dhe te mos ngrihet komisioni i verifikimit", tha Xhafaj. Socialistet kundershtojne ato pika ku flitet per nderprerje te mandatit te zyrtareve te larta, qe nga Presidenti i Republikes, deputetet, gjyqtaret e prokuroret, duke kembengulur se "shigjetat" drejtohen te pjesetaret e drejtesise qe po hetojne ceshtje te medha korruptive. Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›