"Ligji s'denon krimet e komunizmit, por mbulon korrupsionin shteteror"
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ka kritikuar dje vendosmerine e mazhorances per zbatimin e ligjit te "Dosjeve". "Pse i duhet me patjeter Berishes nje ligj i tille? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse ligj i pastrimit te figurave, nuk denon krimet e komunizmit, por mbulon krimet e Sali Gerdecit, mbulon korrupsionin dhe krimin shteteror te qeverise aktuale", deklaroi Gjinushi. Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane kritikuar ne qendrimet e tyre publike, ligjin e lustracionit. "SHBA e BE vazhdojne te na bejne te qarte, qe nuk jane ata me prokomuniste se Berisha, nuk kane qene kurre ata ne krah te komunizmit, por jane ata partneret kryesore qe ta cojne Shqiperine ne rrugen e demokracise se vertete dhe Berisha arrin t'i quaje edhe ata ne krah te komunizmit vetem qe te mbroje gjoja ligjin e pastrimit te figurave", sqaroi kryetari i PSD kritikat e nderkombetareve. Sipas tij, ligji i pastrimit merret vetem me ish- pushtetaret pensioniste dhe te vdekur, e sigurisht merret dhe me goditjen e gjyqesorit shqiptar, per te mbrojtur pikerisht korrupsionin qeveritar. "Ky eshte vleresimi i BE, ky eshte vleresimi i departamentit te shtetit, ky eshte vleresimi i institucioneve, ne te cilat ne jemi tashme vend anetar, apo kerkojme te behemi vend anetar. Dhe ky nuk eshte thjesht vleresim i opozites", shprehu qendrimin e tij Gjinushi. Ai e ka cilesuar ligjin e lustracionit nje presion i deshtuar per Gjykaten Kushtetuese. "Berisha keshtu i mbyll gjithmone qeverisjet e veta, ne lufte me institucionet, si Don Kishoti, gjithmone ngelet i vetem", thekoi kryetari i PSD.
D.Dedej
D.Dedej