PS: Kuvendi tëpublikojë rendin e ditëspër seancën e së hënës
TIRANE- Partia Socialiste i trembet mundësisë që maxhoranca të kalojë për votim ditën e hënë projektligjin e ri për SHISH pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve të shumta të ndërkombëtarëve. Për këtë arsye, deputeti socialist Taulant Balla ka akuzar kryeparlamentaren Topalli se ka penguar administratën e Kuvendit për të bërë të ditur rendin e ditës të seancës plenare të së hënës.
"Prej ditës së djeshme kam kërkuar në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pranë drejtorive përkatëse të Kuvendit, njoftimin se kur dhe çfarë rendi dite do të ketë seanca e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë" deklaroi Balla në një konferencë për gazetarët.
Duke e konsideruar këtë qëndrim, "si një thyerje të ashpër te rregullores së Kuvendit", ai i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit qe të, "çlirojë drejtoritë nga presioni, përkundrejt mosdhënies për deputetët dhe për Grupin Parlamentar të PS rendin e ditës, si dhe bëje publik këtë rend dite, jo vetëm për deputetët, por edhe për mediat e për publikun e gjerë shqiptar".
(e.n/BalkanWeb)