E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu në Tiranë, takimi me Topin: Serbia të bashkëpunojë

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu po viziton sot Tiranen vetem dy dite pas konfirmimit te legjitimitetit te pavaresise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. Fillimisht Presidenti Sejdiu qendroi per rreth nje ore me homolgun e tij Bamir Topi. Me pas kreret e dy shteteve, ne nje deklarate te perbashket ftuan Serbine te jete bashkepunuse per proceset integruese dhe te respektoje vendimin e GJND-se per Kosoven.

"Në nëntor Shqipëria do të jetë organizatore e forumit rajonal ballkanik me pjesëmarrjen e të gjithë presidentëve të rajonit. Unë shpresoj që kësaj pjese dhe presidenti Tadic do ti përgjigjet. Dhe të jetë pjesë e një filozofie të re në rajon, ku të gjitha vendet bashkëpunojnë, në një frymë të lirë, komunikative, sepse të gjitha vendet janë projektuar në një vizion të përbashkët, integrues europian", tha Topi.

"Një epokë e re të cilën e ftojmë që republika e Serbisë të jetë partnere e bashkëpunimeve, në rradhë të parë për paqen dhe stabilitetin por dhe zhvillimeve të tjera që kanë të bëjnë me proceset integruese. Them se Kosova e ka bërë të vetën, në ofrimin e qasjes sonë, të hershme dhe të tanishme", deklaroi Sejdiu.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›