E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH, Topi: Luajal me NATO-n. Berisha: Asnjë mandat i pakufizuar

(UPDATE) Presidenti Topi paralajmëron mos dekretimin e ligjit të qeverisë për SHISH. Gjatë një prononcimi pas takimit me homologun Sejdiu, Topi i pyetur nga Alsat i kujton maxhorancës parimet e Aleancës së atlantikut, diskutimet me cilën nuk kanë përfunduar ende.

• Meta: Pro kufizimit të mandatit

"Nuk mund të paragjykoj asnjë lloj vendimi të Kuvendit, por ajo që mund të them në parim, unë kam qenë dhe mbetem luajal i parimeve fondamentale të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që është aleanca më e madhe e paqes dhe sigurisë. Natyrisht, dalin përfundime të mëdha", deklaroi Bamir Topi.

Meqenëse nuk është hequr nga rendi i ditës i seancës së të hënës, ka filluar tashmë beteja për të siguruar numrat për ta kaluar ligjin e SHISH. I cili pervec PS–së ka dhe votat e deklaruara kundër të LSI –së dhe disa prej deputeteve të PD-së. Duke komentuar një cështje tjetër të debatur së fundmi, atë të vendeve vakante në gjykata, kreu i shtetit ka siguruar se shtatori do sjellë dhe emrat e rinj për këto vende.

"Fillimi i sesionit të ri parlamentar do të sjell dhe emra të rinj që nuk kanë të bëjnë vetëm me kryetarin por dhe me anëtarët e tjerë që janë të detyruar për të plotësuar vendet vakante", tha Topi.

Nderkohe kryeministri Berisha nuk terhiqet nga qendrimi i tij per ndryshimet ne Sherbimin Informativ Shteteror. Ai deklaroi se asnje zyrtar i larte ne Shqiperi nuk do te kete mandat te pakufizuar. Ndersa per Gjykaten Kushtetuese, Berisha tha se te gjithe jane te detyruar te zbatojne afatet e percaktuara ne ligjin themeltar te shtetit.

"Në këtë vend nuk do të ketë zyrtarë të lartë të emëruar pa mandat, kjo është një qëndrim përfundimtar i kryeministrit të vendit. Vendet anëtare të NATO-s, në tërësinë e tyre kanë të gjithë zyrtarët pa përjashtim me mandate. Mandatet janë një normë dhe një standard i vendeve demokratike", deklaroi Berisha.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e shtunë , 24 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›