E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama për mirëmbajtjen e Tiranës

Kryetari i bashkise Edi Rama eshte takuar paraditen e te shtunes me punonjes te ndermarrjes numer 2 ne Tirane, qe merren me mirembajtjen e infrastruktures rrugore dhe ndricimit ne kryeqyetet. Kryebashkiaku u shpreh se te gjitha investimet e kryera nga bashkia, jane mirembajtur ne saje te punes se bere deri tani, por ne muajt ne vazhdim ajo duhet te intensifikohet edhe me shume, pasi ato jane taksat e qytetareve qe paguajne cdo dite.

"Asnje minute pauze dhe asnje minute pa rendimentin e duhur ne pune, sipas objektivave. Dua tju pergezoj sepse fale punes tuaj ne sot kemi nje qytet shume me te mirembajtur ne gjithe infrastrukturen e vet dhe investimet e bera me taksat e qytetareve jane shume me te garantuara", tha Edi Rama, kryetar i bashkise.

Nje nga politikat qe po ndjek bashkia, u shpreh Rama eshte dhe rishikimi i pagave. Pasi ju ka premtuar se ne muajt ne vazhdim pagat e punonjesve te mirembajtjes do te ndryshojne, por gjithmone, vetem nese arrihet nje sherbim me cilesor ndaj komunitetit te Tiranes.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›