Pasuria e Prifit, PS:Heshja e Berishësprovë e bashkëfajësisë
TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar sërish sot ndaj pasurisë së ministrit Dritan Prifti. Deputeti socialist Ervin Koci ka akuzuar kryeministrin Berisha se me heshtjen e tij po tregon se është bashkëfajtor në vorbullën e korrupsionit që po pasuron një klikë oborrtarësh.
“Edhe pse, kanë kaluar më shumë se dy javë që shqiptarët presin të dëgjojnë çka për të thënë kryeministri për korrupsionin në oborrin e tij qeverisës, Sali Berisha ende nuk ka gjetur guximin të na thotë një fjalë të vetme në lidhje me këtë aferë dhe ministër të korruptuar”, theksoi Koçi gjatë një prononcimi për mediat.
Sipas deputetit të PS-së, Prifti emëroi kushëririn e një tjetri ministër të qeverisë Berisha-Meta, në këshillin mbikëqyrës të OST dhe paguhet 3 muaj më vonë prej kushëririt në fjalë me 2.5 mld lekë për aksionet e një biznesi që vetëm sa vegjeton. Koci theksoi se heshtja e kryeministrit Berisha për këtë aferë është prova më e mirë e bashkëfajësisë së tij në këtë vorbull korrupsioni që po pasuron një klik familjarësh e oborrtarësh në kurriz të një populli të tërë.
Ndëkorhë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të nisë hetimet mbi pasurinë e deklaruar nga ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.
Ministri Prifti në vitin 2007 mori një borxh prej 30 milionë euro për të filluar aktivitetin e tij në kompaninë Fortis 2. Një vit më vonë ai e pagoi këtë borxh dhe në vitin 2009, periudhë e krizës globale, i shiti aksionet e tij kundrejt vlerës marramendëse të 1.8 milonë eurove.
Për të përfituar 45% të aksioneve të kompanisë Fortis 2, Prifti ka deklaruar se ka gjetur kredinë prej 5 milionë eurosh, ndërsa ortaku i tij ka vendosur si kapital 27 hektarë tokë dhe 1 milionë euro kesh.
(e.n/BalkanWeb)