E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia pret presion të Ashtonit për miratimin e Ligjit për Amnisti

BEOGRAD-Këshilltari i kryetarit serb Marko Gjuric pret që përfaqësuesja e lartë e BE Catherine Ashton t’iu japë sinjal të qartë autoriteteve në Prishtinë se Ligji për amnisti duhet të miratohet.

"Në planin për implementim shkruan se ai është parakusht dhe marrë para sysh se BE do zbatimin w Marrëveshjes, pasi ai është dhe njëri nga sukseset e baroneshës, mendoj se nuk ka dyshim se ky mesazh do t’iu transmetohet autoriteteve në Prishtinë", ka thënë për RTS Gjuric.

Ai, siç transmetojnë medie të Beogradit, ka përkujtuar se Ligji për amnistinë është kusht për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›