E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama epsh për pushtet, po i dorëzoj vendin me stabilitet ekonomik

berisha-qeveria11Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opozitën se është e etur për pushtet, ndërsa u shpreh se po e lë vendin në një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik. Në mbledhjen e qeverisë kryeministri në largim, i është kundërpërgjigjur thirrjes së Ramës dje, duke thënë se deri në ditën e fundit qeveria do të zbatojë funksionet e përcaktuara në Kushtetutë.

Stabiliteti ekonomik që i dorëzojmë mazhorancës së re që po shfaq shenja revanshi të papranueshme, që janë dëshmi e një epshi për pushtet të papërmbajtur, pasi do ti diktojë qeverisë në detyrë rregullat që janë të shkruara në kushtetutën e Bangladeshit, por ato për të krijuar qeverinë teknike, ato e kanë të shkruar se 3 muaj para zgjedhjeve qeveria dorëzon pushtetin dhe detyrën e merr kryetari i Gjykatës së Kushtetuese, por në Evropë ekzekutivit i njihen kompetenca të plota gjer në ditën e instalimit të qeverisë dhe mazhorancës tjetër,- u shpreh Berisha

Më tej ai i ka bërë apel administratës duke kërkuar që askusht të mos dorëhiqet kur të largohet qeveria aktuale. Shefi i ekzekutivit foli edhe për zhvillimin ekonomik në vend duke thënë se krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria pati rritje dhe shtim të vendeve të punës.

Rritja e tre mujorit të parë ka qenë 1.7%, nuk është rritje e madhe, por është 4 herë më e madhe sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2012. Pozitive është fakti se bilanci tregtar ka përmirësim të ndjeshëm nga një deficit minus 13, ka zbritur në minus 9. është ruajtur në parametrat e parashikuar deficiti buxhetor dhe inflacioni ishte 2.4 %. Pra ekonomia vijon rritjen , vijon krijimin e vendeve të punës. Të dhënat sipas KE, në rast se eurozona ka një papunësi prej 12.2%, Shqipëria është i vetmi vend, jashtë eurozonës, jashtë 15 me një papunësi 12.8%. Papunësia e të rinjve, po sipas kësaj statistike, është 22.8 në Shqipëri, 22.2 në Eurozonë, është 47 në Kroaci, 48 Maqedoni dhe kështu me radhë,- vijoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›