E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Inspektorit të Mjedisit, policia: Autori do vriste edhe taksistin, për t’i grabitur

PËRMET- Autori i vrasjes së inspektorit të Mjedisit Andi Naci në Këlcyrë kishte për qëllim të vriste taksistin si dhe pasagjerin me qëllim grabitjen e tyre. Detajet bëhen të ditura nga policia e Gjirokastrës përmes një konference për shtyp pas arrestimit të një dite më parë të Jetjon Veizit.

26 vjecari gjatë arrestimit mësohet se ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke qëlluar me pistoletë ndaj tyre. Gjatë arrestimit në hyrje të Këlcyrës, mësohet se një prej efektivëve është plagosur në dorë me thikë nga autori. Jetjon Veizit, iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e krimit, tip pistoletë si dhe dy thika, një maskë, një çekan.

Autori ka patur për qëllim të vriste taksistin e më pas pasagjerin me qëllim grabitjen e mjetit dhe të të hollave të pasagjerëve. Policia bën të ditur se ai ishte person me precedentë të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe vjedhje me armë. Më herët ai ka vjedhur me armë e dhunë një grua duke i marrë varësen nga qafa, një burrë në banesë dhe ka grabitur një kazino.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›