E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjika: Do të padis në prokurori kompaninë e kartave

VLORË - Kryetari i Bashkisë së Vlorës doli dje në një konferençë për shtyp lidhur me proçesin e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit. Shpëtim Gjika u shpreh se vërente me keqardhje që kompania "Aleat" dhe drejtuesit e saj po zvarrisnin proçesin e për më tepër, po e administronin në mënyrë selektive.


Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që në raste ankesash të kontaktonin në dy numra telefoni të vënë në dispoziçion për ta, për të dhënë informaçion mbi shkeljen e afateve të tërheqjes së kartave.


"I bëj thirrje dhe i kërkoj kompanisë ALEAT dhe drejtuesve të saj në Vlorë të shpallin në ambiente publike, si dhe në mediat lokale listën e qytetarëve sipas grafikut të datave të njoftuar për tërheqjen e kartave të identitetit, si dhe të japë informaçion zyrtar të përditësuar në lidhje me eçurinë progresive të këtij proçesi në Vlorë, - u shpreh Gjika.


Në rast të kundërt ai deklaroi se të hënën, më datë 8 qershor, do të bënte një kallëzim penal kundër kompanisë "Aleat" dhe drejtuesve të saj në Vlorë.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›