E Diel, 1 Nëntor 2026

Peticione nga Shkodra dhe Berati, bojkot per kartat

Afrimi i dites se zgjedhjeve eshte gjetur si nje moment i pershtatshem per banoret e nje fshati ne Shkoder dhe lagjes periferike te Beratit, per te kercenuar me bojkotim te votes dhe refuzim te pajisjes me karta identiteti. Diten e djeshme, nje perfaqesi e 1.200 banoreve te Bardhajt ne qytetin verior, ka bere apel per drejtuesit e shtetit te zgjidhin kerkesat e tyre te lena ne harrese prej shume vitesh. Ndertimin e nje rruge qe i lidh me qytetin dhe i nje shkolle fillore per nxenesit e zones. Megjithese kane apeluar nepermjet deputetit te tyre nuk eshte marre asnje pergjigje. "Pergjate 18 viteve te fundit, te majte dhe te djathte, ne kohe fushatash elektorale na kane premtuar dhe marre persiper qe do te investojne per zhvillimin e zones. Por, premtimet e bera nga politikanet e dy kaheve, qofte ne zgjedhjet lokale apo parlamentare, i ka marre era", shprehet Gjon Brenda per gazeten "KJ". E nje tjeter natyre ka qene protesta e banoreve te lagjeve "Barrikade" dhe "Clirimi" te Beratit, por kercenimi i njejte. "Nuk do te marrim pjese ne zgjedhje nese nuk merren masat qe rruga e re hyrese ne qytet, te pajiset me mbikalime dhe nenkalime per te shmangur incidentet", thuhet ne peticionin e firmosur nga banoret. Ata i kane kerkuar kryeministrit Sali Berisha, qe t'ju vije ne ndihme. Banoret jane shprehur ne peticionin e firmosur se ne realizimin e projektit per ndertimin e rruges, nuk eshte zgjidhur problemi i kalimeve, mbikalimeve dhe nenkalimeve. Me ndertimin e ketij segmenti rrugor keto dy lagje ne dy anet e rruges tashme humbasin komunikimin me njera-tjetren, si pasoje e bordures ndarese midis kater korsive, c'ka ka bere qe te bllokohet rruga hyrese per ne blloqet e pallateve, ku banojne 400 banore.

E.H/R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›