PS: Liberalizimi i vizave, paaftësi e qeverisë
Duke iu referuar deklaratës së Presidencës suedeze të BE-së, deputeti i kësaj force politike Taulant Balla tha sot se, “Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian u shpreh dje se arsyeja pse Shqipëria mbeti jashtë liberalizimit të vizave është moskryerja e reformave të kërkuara dhe dështimi i realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike”.
Sipas tij,” ky është një lajm i keq për të gjithë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, të cilët do të vazhdojnë të paguajnë haraçin e vizave për shkak të një qeverisje të paaftë”.
Përfaqësuesi i Selisë Rozë, Taulant Balla tha se, “PS në respekt të votës dhe vullnetit të shumicës së shqiptarëve do të përdorë mekanizmat parlamentarë për monitorimin e përmbushjes së kritereve”.