E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani Rezultati per Tiranen pas 48 oresh

Menjehere pas mbledhjes se KQZ-se ku nuk u shqyrtua shpallja e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes kryetari Ristani tha per mediat se akoma nuk ka nje rezultat final pasi po pritet mberritja ne KQZ e te gjitha tabelave permbledhese nga KZAZ-te.

Procedurat ligjore jane parashikuar nga kodi dhe pas verifikimit brenda 48 oreve do te kete nje tabele permbledhese per Tiranen. Deri tani kane ardhur vetem gjysma tha Ristani.

I pyetur ne lidhje me pretendimin e PD per disa flete ne favor te kandidatit Basha te gjetura ne kutite e keshillave bashkikae Ristani u shpreh se kjo eshte kompetence e KZAZ-ve perkatese.

Sipas nje njoftimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te mblidhet serish pasditen e sotme ne oren 1800 per te percaktuar udhezuesin dhe menyren se si do te behet verifikimi i procesverbaleve te 11 KZAZ-ve te Tiranes.

Burime nga KQZ bejne me dije se deri ne oret e para te pasdites ne KQZ kane mberritur vetem 10 procesverbale nga qendrat e numerimit nga 11 qe kishte gjithsej kryeqyteti. Afati prej 48 oresh nis qe nga mberritja e te gjithe procesverbaleve ne zyrat e KQZ gje qe do te thote se me rezultatin zyrtar per zgjedhjet ne kryeqytet do te mund te njihemi ne fillim te javes tjeter.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›