PS: Mazhoranca, skenar për zgjedhjen e kreut të ri të KQZ-së

Partia Socialiste ka akuzuar sot mazhorancën se ka parapërgatitur një skenar për zgjedhjen e kreut të ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri theksoi se mazhoranca po shkel me dashje kodin zgjedhor pasi sipas këtij të fundit, zgjedhja e kreut të KQZ-së zhvillohet pas përzgjedhjes së anëtarëve të këtij institucioni.
“Sipas kodit zgjedhor kryetari i KQZ-së zgjidhet pas anëtarëve ndërsa mazhoranca kërkron të imponojë të kundërtën. Mazhoranca kërkon një proces të beftë dhe të njëanshme duke shman transparencën për publikun” tha Gjiknuri.
Sipas Gjiknurit, janë të gjitha instrumentat ligjor për një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës dhe nevojitet vetëm vullnet politik nga ana e mazhorancës për ta finalizuar këtë proces.
vijon...