E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 5 muaj, deficitibuxhetor 11.5 mld lekëekspertët apel qeverisë

TIRANE- 11.5 miliardë lekë llogaritet deficiti i krijuar në buxhetin e shtetit gjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Kjo për shkak të mosrealizimit të të ardhurave fiskale dhe kryesisht atyre tatimore. Në këto kushte, ekspertët e ekonomisë i rekomandojnë qeverisë që të tregojë kujdes me menaxhimin e fondeve publike dhe me rishikimin që do ti bëjë buxhetit.

Për ish zv.ministren e Financave, Ardiana Berberi marrja e një bonoje të re në euro nga qeveria te bankat vendase, tregon nevojën që ka buxheti për fonde për shpenzime të administratës.

“Prezantimi i një huamarrje të re të brendshme nuk është gjë tjetër vecse adresimi i këtyre fondeve jo për investime të cilat mund të ishin shumë produktive, por për të bërë shpenzime të cilat në pjesën e tyre më të madhe nuk janë produktive sepse janë shpenzime për paga apo për mbajtjen e administratës publike” shpjegon Berberi.

Ish zv.ministrja e Financave konsideron demagogji premtimin për rritjen e pagave dhe pensioneve nga 1 korriku. Sipas saj, kjo nuk përkthehet me shtim të të ardhurave në buxhetet familjare në kushtet e shtrenjtimit të jetesës në vend.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›