E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster vdes nje 25-vjecar ne nje aksident

Me daten 07.02.2011 rreth ores 01.00 te mengjezit ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster ka ardhur nje telefonate se ne vendin e quajtur ish Pularia poshte fshatit Lazarat nje automjet ka dale nga rruga dhe drejtuesi i automjetit eshte demtuar rende.
Ne vendngjarje kane shkuar Patrulla e Pergjithshme e Komisariatit te Policise Gjirokaster patrulla e Qarkullimit Rrugor si dhe autoambulanca e Spitalit Rajonal Gjirokaster ku ka rezultuar se Ne aksin rrugor rural Kordhoce - fshati Lazarat ne vendin e quajtur ish Pularia automjeti tip BMV me targa greke INN 2451 me drejtues mjeti shtetasin Bashkim avani i datelindjes 1985 lindur dhe banues ne Libohove- Gjirokaster qe udhetonte nga fshati Lazarat ne drejtim te Libohoves ka dale nga rruga duke rene nga ura ne nje perrua ku per pasoje drejtuesi i automjetit eshte demtuar rende.
Menjehere eshte transportuar per ne Spitalin Rajonal Gjirokaster ku pas disa oresh megjithe ndihmen mjeksore te dhene rreth ores 03.30 shtetasi Bashkim avani ka humbur jeten si pasoje e plageve te renda. Grupi hetimor per shkak te ndricimit te kufizuar veprimet i ka nderprere dukr ruajtur vendin e ngjarjes me punonjes policie dhe i ka rifilluar ne kushtet e ndricimit te plote pasi ka zbardhur dita.
Nga keqyrja e automjetit dhe nga veprimet e para proceduriale grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ishte shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›