PS: Meta po përsërit fjalët boshe të Berishës

Kërkojmë
dialog për zgjidhje ose do të vijojmë me protesta për zgjedhje
Tiranë, 7 Shkurt NOA Ilir Meta vazhdon të
përsërisë fjalët boshe të Sali Berishës ndërkohë që rezoluta që aq shpesh
evokohet në këtë logjikë të çalë, pranon se Shqipëria është në krizë.
Kështu u shpreh sot në një dalje për mediat, deputetja
e PS, Olta Xhaçka, ish-anëtare e Lëvizjes Mjaft.
Xhaçka tha se rezoluta kërkon dialog dhe
akuzoi se Sali Berisha e Ilir Meta |bëjnë diversion, duke na kthyer 13 vjet
pas kur Sali Berisha refuzonte të pranonte dialogun, vullnetin e popullit e
vullnetin e palëve.
Këtu Xhaçka vuri në dukje se u desh
detyrimisht të ndërhynin ndërkombëtarët për të vendosur rendin e munguar.
Deputetja më e re e PS, tha më tej se sot kur
Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për tu integruar në
Bashkimin Evropian, ne nuk mund të lejojmë më shembullin e politikës së vjetër
së gënjeshtrës e të mashtrimit publik që duhet çrrënjosur nga jeta publike
shqiptare, duke filluar me çrrënjosjen e korrupsionit elektoral përmes hapjes
së kutive të gënjeshtrës dhe mashtrimit.
Në vijim të deklaratës për media, Xhaçka tha në
emër të PS se kërkohet tryeza e Kryetarit të Shtetit, Presidentit të vendit,
duke theksuar se zvarritja e dialogut nga Sali Berisha nuk e ul dot ritmin e
përgatitjeve tona për protestën e madhe të Frontit Opozitar, deri në largimin e
qeverisë.
Kurse në përmbyllje, lëshoi paralajmërimin: Kërkojmë
dialog për zgjidhje ose do të vijojmë me protesta për zgjedhje.
e.r/NOA