PDU: Ne, më afër zgjidhjes së çështjes çame se kurrë më parë

Kreu Shpëtim
Idrizi prezanton objektivat për vitin 2010
Vlorë, 7 shkurt NOA - Partia Drejtësi dhe
Unitet prezantoi në qytetin e Vlorës planin e saj të punës për vitin 2010, ku
vendosen piketat kryesore të organizimit të brendshëm të partisë dhe objektivat
për këtë vit.
Gjatë takimit me drejtuesit e grupit nismëtarë
të PDU-së në Vlorë, deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet, kryetari Shpëtim
Idrizi dhe Dashamir Tahiri paraqitën objektivat kryesore të kësaj partie si në
arenën e brendshme ashtu edhe në atë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve
kombëtare shqiptare, e sidomos të çështjes çame.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDU-së,
Shpëtim Idrizi vendosi theksin mbi nevojën e organizimit të strukturave solide,
të partisë me qëllim çuarjen para të aspiratës të partisë me profesionalizëm.
Idrizi u parashtroi drejtuesve lokalë të
PDU-së, në mënyrë të detajuar planin e punës me periudhë njëvjeçare, ku janë
vendosur kushtet që duhet të arrijë partia, me qëllim që të mund të jetë në të
ardhmen sa më afër objektivave të saj.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se çështja
çame është më afër zgjidhjes së vet, dhe për këtë u bëri thirrje të gjithë
shqiptarëve, pa dallim origjine që të kontribuojnë aktivisht për këtë çështje.
Çështja çame jo vetëm nuk mund të harrohet,
por ajo e ka fituar luftën me kohën, dëshmitare e garant për këtë jemi ne 300
mije shqiptarët e Çamërisë, - tha Idrizi.
a.d/NOA