E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per parate punetori plagos pronarin

Policia shpall ne kerkim te dyshuar per krimin Gezim Pepkolen. I plagosuri Luka jashte rrezikut


TIRANE- Nje person mbeti i plagosur dje ne pasdite ne segmentin e rruges Tiranes- Kamez prane kryqezimit te Bathores. Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur policia e komisariatit te Kamzes shpalli ne kerkim autorin e dyshuar te krimit ndersa si shkak te ngjarjes policia thote se ka sherbyer ne konflikt parash mes paleve.


Ylli Luka rreth 35 vjec banues ne Kamez mbeti i plagosur ne nje lokal dje pasdite pas nje konflikti qe kishte pasur me Gezim Pepkolen.


Ngjarja ndodhi kur i plagosuri ishte ne lokal duke qendruar me disa persona te tjere ndersa ne drejtim te tij sipas burimeve te policise u qellua me arme zjarri. Nga te shtenat qe sipas policise kane qene te nje arme automatike Luka ka marre dy plage te lehta ne kembe qe nuk i kane shkaktuar rrezik serioz. Nderkaq ne vendin e ngjarjes mberriten menjehere efektivet e Policise te cilet nisen menjehere hetimin e ngjarjes.


Nga marrja e deklarimeve te te demtuarit policia zbuloi se autori i krimit ishte Pepkola person me te cilin i plagosuri kishte punuar me pare. Shkak per ngjarjen sipas burimeve te policise eshte bere fakti se i demtuari nuk i kishte dhene autorit te dyshuar te krimit nje shume prej 70 mije lekesh te vjetra si pagese per punen e kryer.


Burimet e policise thane per Shekullin se deri disa dite me pare Gezim Pepkola kishte punuar tek i plagosuri Ylli Luka por me pas marredheniet mes tyre ishin prishur. Pas ketij fakti Luka kishte larguar nga puna Pepkolen.


Nderkaq edhe pse e ka larguar nga puna Luka sipas burimeve te policise nuk e ka paguar autorin e plagosjes per punen e kryer prej tij ndersa i detyrohej nje shume prej 70 mije lekesh te vjetra te cilat ai nuk kishte pranuar tia jepte pavaresisht kembenguljes se Pepkoles.


Ne keto rrethana autori i dyshuar i krimit dje pasdite me nje arme zjarri qelloi ne drejtim te lokalit ku qendronte Luka duke e lene te plagosur. Pas ngjarjes ai u dergua ne spital ku pas mjekimit te marre sipas policise eshte jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›