E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Mitingu kushtoi 4 milionë dollarë e nuk shërbeu për asgjë

Partia Socialiste ka reaguar sot për mitingun e djeshëm të organizuar nga PD-ja me rastin e 8 dhjetorit, ditës së lëvizjes studentore të 1990-ës. PS ka akuzuar kryeministrin Berisha se detyroi administratën të bëhej dekor i mitingut. " Dje Berisha shkeli ligjin për shërbimin civil. Ai detyroi administratën të bëhej dekor i mitingut", thuhet në deklaratën e PS-së.

Sipas deputetit socialist, Blendi Klosi , Berisha shkeli ligjin e arsimit parauniversitar. Ai theksoi se mitingu kushtoi 4 milionë dollarë dhe në fakt nuk shërbeu për asgjë. Partia Socialiste sulmoi kryeministrin Berisha duke e cilësur atë të papërgjegjshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›