OSBE: Çmontim municionit të tepërt ushtarak
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, i dorëzoi dje një certifikatë zyrtare ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë një ceremonie me rastin e përmbylljes së asgjësimit të 34 tonëve përbërësi toksik karburanti raketash, të njohur si melanzh. Forumi i OSBE-së për Bashkëpunim për Çështjet e Sigurisë e ndihmoi Shqipërinë, me kërkesë të qeverisë, në asgjësimin e melanzhit, përmes një projekti financuar nga qeveritë e Greqisë, Danimarkës, Suedisë dhe Finlandës. Lënda toksike u transportua në një uzinë të specializuar në Suedi, ku u dogj. Gjatë ceremonisë, Danimarka, gjithashtu, u dhuroi autoriteteve shqiptare pajisje për të rritur kapacitetin e vendit në çmontimin e municioneve. Me asgjësimin e të gjithë municionit të tepërt, Shqipëria do të bëhet një vend shumë më i sigurt, ku qytetarët do të mund të jetojnë e të përparojnë”, - tha ambasadori Bosch. Gjashtë makineritë prerëse të dhuruara do të vihen në punë së shpejti në repartet e çmontimit në Poliçan dhe Mjekës. “Këto pajisje do të modernizojnë dhe përshpejtojnë procesin e çmontimit të municioneve”, - tha ministri Imami.