Hamarberg-Topit: Hetim të paanshëm për 21 Janarin
TIRANE-Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Komisionerin për t¸ Drejtat e Njeriut, n¸ Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg dhe delegacionin që e shoqëron gjatë kësaj vizite zyrtare në vendin tonë.
Zyra për shtyp e Presidentit bën të ditur se Komisioneri për t¸ Drejtat e Njeriut n¸ Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg theksoi domosdoshmërinë e një hetimi të paanshëm, gjithëpërfshirës, të drejtë dhe profesional të ngjarjeve të 21 janarit 2011. Hamaberg vlerësoi që hetimet të zhvillohen duke pasur parasysh mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe rëndësinë e institucioneve të pavarura në këtë drejtim, sidomos për funksionimin e suksesshëm të shtetit të së drejtës.
Sa i përket situatës politike të krijuar në vend, nga ana e tij, Presidenti i Republikës edhe në këtë takim shprehu qëndrimin e tij institucional se rivendosja e dialogut politik, gjetja e rrugëve institucionale për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me alternativë konkrete të zgjidhjes, janë të domosdoshme për të dalë nga kjo situatë që ka paralizuar funksionimin normal të marrëdhënieve ndërinstitucionale në vend.
Sipas tij, kjo është e vetmja mundësi për të zhvilluar e për të përfunduar me sukses ato projekte madhore që Shqipëria ka nisur tashmë, duke patur parasysh këtu dhe realizimin me sukses të zgjedhjeve për pushtetin vendor, që priten të realizohen në 8 maj të këtij viti.
Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar vlerësoi rolin e rëndësishëm të Këshillit të Evropës në Shqipëri në intensifikimin e proceseve reformuese demokratike për forcimin e institucioneve dhe të shtetit ligjor, për respektimin e t¸ drejtave dhe lirive themelore t¸ njeriut, si dhe përmbushjen e standardeve në funksion të integrimit evropian.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Hamarberg takon Topin e Berishën: Hetim të paanshëm për 21 Janarin