PS: Nevojat e familjes Berisha përputhem me krimin
Braçe: Nevojat e familjes Berisha përputhen me krimin
“U mbush dita e tetë që Sali Berisha, kryeministri me shenjën e korrupsionit, merret publikisht me çështje thellësisht anësore, kur skandalet, akuzat, arrestimet këtu e jashtë Shqipërisë, i përplasen në fytyrë, duke kërkuar shpjegime të qarta prej tij”. Kështu ka deklaruar dje në emër të PS-së, nënkryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Erjon Braçe. Sipas Braces, heshtja bashkë me skandalet, dëshmojnë se ligji në këtë vend nuk zbatohet. “Dëshmojnë se ligji merr gjatë zbatimit trajtën e plastelinës politike, se ligji është kapur nga krimi, se ligji po përdoret për nevoja të familjes biologjike e politike të Sali Berishës”. Sipas PS, kryeministri gënjeu dhe për premtimin më të madh që u bëri shqiptarëve, atë ku “Institucionet shtetërore do të jenë të parat që do të respektojnë detyrimet ligjore”.
Por sic theksoi nënkryetari i grupit parlamentar të PS, në Shqipëri bëhet gjithmonë e kundërta. “Natyrisht, që po bëhet e kundërta mes dy qytetarësh të barabartë në Kushtetutë rekrutohet në punët më të rëndësishme, ai politiku, ai i familjes, mes të ndershmit dhe trafikantit, imuniteti i jepet trafikantit. Mes kultivuesve të marjuanës, ligji bie vetëm mbi plakat 80-vjeçare të Vlorës, tezes 80-vjeçare të Delvinës, si tregues i luftës ndaj trafikut, jo mbi kryeagronomin me nam të Lazaratit. Mes dy qytetarëve që duan të shijojnë detin dhe bregun, skafi i lejohet ministrit dhe pse në shkelje të ligjit. Mes binzesit të ndershëm dhe klientit të korruptuar, partner i shtetit bëhet klienti i korruptuar. Mes dy të thirrurave nga Prokuroria, e refuzon atë ai që ka fuqinë e mbrojtjes së Sali Berishës”.
Sipas Braces skandalet më të fundit të shtetit shqiptar i dëshmoi edhe arrestimi i bujshëm me drogë i shoferit të Ambasadës shqiptare ne Itali.
Nevoja e familjes politike e biologjike të Sali Berishës ka kapur shtetin. Nevoja e familjes politike e biologjike të Sali Berishës ka thyer e zhbërëligjin. Nevoja e familjes politike e biologjike të Sali Berishës ka bërë qeverinë partnere me krimin.
“Nevoja e familjes politike e biologjike të Sali Berishës është përputhur me nevojat e krimit, të dyja bashkë përfaqësojnë sot duke nxirë fatet e çdo shqiptari, Shqipërinë. Kjo nevojë ka rivendosur urën e krimit në bregun tjetër në nivelin më të lartë të përfaqësimit shtetëror. Kjo nevojë ka bërë që sot në sytë e italianëve ambasada jonë në Romë të shihet si një shtëpi nga ato të Korloeones, nga ato të cilat me simbolet e Shqipërisë nuk del makina e ambasadorit, por taksia e kokainës. Kjo nevojë politike sot ka bërë që prodhimi kombëtar bujqësor të konkurrohet në vlerë 60 mln euro, në një fshat si Lazarati, dhe kjo me leje e prezencë të garantuar nga kreu i qeverisë Sali Berisha. Ky realitet, ka bërë memec Sali Berishën i cili duhet të jap shpjegime tani para se për këtë shkak do t’i duhet të ikë. Çështje që presin përgjigje prej tij po shtohen, ndërsa dëmi mbi Shqipërinë e shqiptarët po rëndohet. Pasojat po i paguajnë qytetarët e thjeshtë jo vetëm me 26 jetë si në Gërdec, por me të ardhmen që largohet, siç është rasti i fundit me kompleksin e ngjarjeve që tregojnë moszbatimin e ligjit, ku po u mohon shqiptarëve lëvizjen e lirë për arsye të ndershme në Europë”-tha Braçe.